E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Prifti shton akuzat; PS: Është ne panik

Pas paralajmërimit te një padie penale nga Partia Socialiste ndaj ministrit te Ekonomisë Dritan Prifti për shpifje, ky i fundit ka përforcuar edhe me tej tonet dhe akuzat ndaj Edi Rames. Gjate një prononcimi për shtyp Prifti u shpreh se është i hapur për t'u përballur ne gjyq publik. Sipas Priftit është e lehte te vërtetohet se kryetari i opozitës nuk është i pastrehe dhe as i varfër. Ai përsërit deklaratën se janë te shumta pasuritë qe rezultojnë ne emër te miqve te Edi Rames. Por i menjëhershëm ka qene edhe reagimi Partisë Socialiste, e cila i konsideroi akuzat e priftit si një humbje te logjikes ne moment tronditje te thelle. PS kërkoi qe te hetohen lidhjet e dyshimta qe ministri i Ekonomisë ka me eksponentë te tjerë te partisë. Debati mes Priftit dhe Rames nisi pas deklarimit te pasurisë se ministrit, e cila ishte rritur me 1.8 milion euro gjate një viti. Opozita kërkoi qe te hetohej burimi i këtyre te ardhurave, pasi sipas saj Prifti ka shfrytëzuar statusin e tij për tu pasuruar. Ndërsa ministri deklaroi se kjo pasuri ka ardhur pas shitjes se 30% te aksioneve ne një kompani private qe ai zotëronte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›