E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Gjysmëfinalja e parë Holandë-Uruguaj

Një gjysmëfinale qe shume pak e prisnin, megjithëse Holanda dhe Uruguaji kane ardhur deri këtu plotësisht me merite. Janë vlerësuar nga ekspertet si dy skuadrave me futboll te ngjashëm, por te dy kampet pranojnë se e njohin shume pak njeri-tjetrin. Një gjysmëfinale me mungesa te kushtëzuara nga kartonët apo dëmtimet për te dyja skuadrat. Tulipanet do te jene pa shërbimet e De Jong e Van der Vil te shkualifikuar, ndërsa ne dyshim mbeten Van Persi, pas dëmtimit ne ndeshjen kundër Brazilit. Megjithatë, trajneri Van Marvijk është deklaruar optimist për një kualifikim historik ne finale për skuadrën holandeze qe nuk e ka fituar asnjëherë Botërorin, por qe këtë here bazohet te dyshja e frikshme Roben-Snajder. Për Uruguain do te mungoje heroi kombëtar, Suarez, autor i prekjes me dore ne minutën e 120 kundër Ganës, qe shpëtoi skuadrën nga eliminimi, si edhe i kualifikuari Fucile. Për trajnerin Tabarez, Holanda do te jete një rival tepër i vështirë, por sipas tij asgjë nuk është e pamundur. Njeriu qe do te udhëheqë Uruguain quhet Diego Forlan.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›