E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Yjet e Ganës kthehen në atdhe

Kombëtarja e futbollit të Ganës është kthyer ne atdhe pas paraqitjes dinjitoze ne Kupën e Botes dhe është pritur ne mënyrë madhështore. Mijëra tifozë ne feste kanë pritur te etiketuarit si "Yjet e Zinj" ne aeroportin e kryeqytetit "Akra". "Ne mbajtëm lart flamurin e Ganës dhe te gjithë kontinentit afrikan," u shpreh një zyrtar i ministrisë se Sporteve, qe ishte ne aeroport për te pritur lojtaret. Gana, skuadra e vetme afrikane qe doli nga faza e grupeve, u eliminua ne çerekfinale nga Uruguai vetëm pas 11-metërshave. Ndërsa avioni i kombëtares, me yje se Kevin Prince Boateng, Gian Asamoah apo Stefen Apiah u ul ne aeroportin e "Akres", tifozët entuziaste kane shprehur krenarinë për paraqitjen e futbollisteve ganeze. Përpara kthimit ne atdhe, përfaqësuesja e Ganës u takuan edhe me ish-presidentin e Afrikës se Jugut dhe ikonën e gjithë kontinentit, Nelson Mandelen, nga i cili mori përgëzimet për paraqitjen fantastike ne Botëror.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›