E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Gumi: Gati të thërrasim Kuvendin

Thirrja e një seance të Jashtëzakonshme për të votuar ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 Qershorit, është e vetmja pikë ku duket se demokratët dhe socialistet janë dakord. Ajo ku palët ndahen për të thirrur këtë seancë, është mënyra e interpretimit të rezolutës së Parlamentit Europian. Pas deklaratave të sekretarit për çështjet ligjore në PS , Z. Gumi, pranon që demokratët janë njohur me propozimet e socialistëve, por në këtë pikë duket se për demokratët nuk ka asgjë të re, Anëtari demokrat i Komisionit të Ligjeve, u kërkon socialistëve të mos bëjnë interpretime politike rezolutës së PE-së por të zbatojnë rekomandimet të cilat shprehin qarte zgjidhjen për të dalë nga kriza politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›