E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti serb: Serbët e veriut, të njëjtin status që kërkuan shqiptarët

Beogradi bën gati planin për ndarjen e Kosovës

Një plan të çuditshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka lancuar tani Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, sipas portalit Press. Ai është quajtur “Autonomi nga 1 deri në 100”. Sipas këtij plani, Beogradi është i gatshëm t’u ofrojë shqiptarëve të zgjedhin vetë shkallën e autonomisë në një diagram nga 1 deri në 100, ku 100 do të thotë pavarësi. Por, atë që do të zgjedhin shqiptarët, duhet ta fitojnë edhe serbët në veri të Kosovës. Ky është një pjesë e planit, të cilin Boris Tadiç e ka zbuluar në kampfushimin “Nashe Srbije” (Serbitë tona) në Tar. Serbia, sipas portalit Press, ka përgatitur propozimin për zgjidhjen e qëndrueshme të statusit të Kosovës me titull “Autonomi nga 1 deri në 100”, që do t’ua propozojë vendeve perëndimore. Sipas këtij propozimi, shqiptarëve do t’u ofrohet që të zgjedhin vetë se në çfarë raportesh dëshirojnë të jetojnë me Serbinë: a duan autonomi më të gjerë, apo të kenë shtetin e pavarur. Por, me një kusht: që serbët në veri të Kosovës të fitojnë të njëjtën gjë, zbulon Press. Pikat kryesore të këtij plani, rastësisht ose jo, i ka zbuluar Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, gjatë qëndrimit në javën e kaluar në Tar, ku ka folur për mënyrën se si Serbia ka paraqitur propozimin e rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. “Ne natyrisht jemi të ndërgjegjshëm për faktin se 2 milionë shqiptarë të Kosovës ndoshta nuk dëshirojnë të pranojnë rendin kushtetues të Serbisë, nga ana tjetër bota duhet të jetë e ndërgjegjshme për faktin se serbët në Kosovë nuk dëshirojnë të pranojnë çatinë sovrane të shtetit të ashtuquajtur Kosovë, dhe brenda kësaj kornize duhet të kërkojmë zgjidhjen që do të siguronte paqen dhe zhvillimin”, ka thënë Tadiç në Tar. Bashkëbiseduesi i Press-it, nga kreu i pushtetit thotë se sipas këtij plani, Serbia kërkon që në fillim të negociatave për statusin e Kosovës të përcaktohet ajo për të cilën flet Presidenti Tadiç.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›