E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Xhafaj: Negociatat vazhdojnë

Muaji gusht nuk i ka ndërprerë negociatat mes krerëve të grupeve parlamentare PS-PD, për gjetjen e një zgjidhje të krizës së tejzgjatur politike në vend. Ky fakt konfirmohet nga sekretari për çështjet ligjore në selinë rozë Fatmir Xhafaj, i cili pas 2 raundeve negociatash mes Rucit dhe Patozit, pohon se selia rozë ka ndërmarrë hapa, duke i paraqitur propozime konkrete kryetarit të grupit kuvendor demokrat, te cilat për shkak të konfidencialitetit nuk bëhen ende publike për mediat. Sipas Z. Xhafaj, partia Socialiste është e gatshme të gjejë një zgjidhje në funksion të transparencës së zgjedhjeve. Në këtë pikë, sekretari për çështjet ligjore, ngre shqetësimin për nevojën urgjente të ngritjes së komisionit hetimor parlamentar, duke mbledhur edhe parlamentin ne seance te jashtëzakonshme. Z. Xhafaj pohon se mungon vullneti i mazhorancës për të zgjidhur krizën, pasi arsyeja janë zgjedhjet e pritshme vendore të 2011-ës. Por sekretari për çështjet ligjore, i kujton kryeministrit Berisha, se referuar dhe në sugjerimet e rezolutës së PE- ë, ndryshimi i reformës zgjedhore, kushtëzohet nga konkluzionet, që duhet të dalin nga hetimi i komisionit parlamentar. Opozita deklarohet, se nuk do të ketë kthim mbrapa nga kërkesa për transparence. Por nëse kryetari i PS-së Edi Rama u shpreh, se në shtator do të rinisin protestat, nëse situata nuk ndryshon, Z. Xhafaj thotë se koha do te përcaktojë dhe aksionin e ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›