" Komunistet s'ndertuan asgje, bulevardi ku protestojne, qe ne kohen e mbreterise"
Partia e Ballit Kombetar Demokrat vleresoi dje nismen e qeverise per kthimin ne atdhe te eshtrave te Mid'hat Frasherit, Ahmet Zogut, Fan Nolit dhe Nene Terezes. Kryetari i kesaj partie, Artur Roshi nepermjet nje deklarate per shtyp deklaroi se keto figura te shquara te kombit u detyruan te punojne jashte Shqiperise per shkak te politikes se perjashtimit qe ndoqi diktatura edhe pse nje pjese e tyre ishin themelues te shtetit shqiptar. Por sipas Roshit, mentaliteti komunist vazhdon te ekzistoje edhe sot, nepermjet disa menyrave te shkrimit te historise dhe refuzimit te zgjedhjeve me te mira, qe jane zhvilluar ndonjehere ne Shqiperi, atyre te 28 qershorit. "Tirana eshte drejtuar nga komunistet dhe pasardhesit e tyre, per me shume se gjysme shekulli dhe ata nuk ishin te afte as te ndertonin nje bulevard cilesor ne kete qytet. Bulevardi ku ata protestojne sot eshte ndertuar ne periudhen e mbreterise", deklaroi Roshi ne fjalen e tij. Kryetari i PBKD-se theksoi se te gjitha forcat politike duhet te punojne per konsolidimin e demokracise ne vend.