E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: Me ceshtjen kombetare dhe ate came, nuk do te kete asnje kompromis

Partia per Drejtesi dhe Unitet zhvilloi nje takim me me shume se 50 nismetare te deges se kesaj partie, ne qytetin e Fierit. Kryetari i PDU-se, Shpetim Idrizi i njohu te pranishmit me arsyet qe cuan ne formimin e partise te katert me te madhe te Kuvendit te Shqiperise, si edhe me programin e saj. Sipas Idrizit, kjo parti ka ne qender te programit te saj, ceshtjen kombetare dhe lajtmotiv ceshtjen came. Ai deklaroi prere se me keto pika te programit, nuk do te beje asnjehere kompromis. "Partia per Drejtesi dhe Unitet nuk do te bej kompromise mbi disa pika te programit te vet, sic eshte ceshtja came dhe ceshtjet kombetare per asnje arsye. Ne kemi nje profil dhe identitet te qarte", premtoi Idrizi. Nga ana tjeter edhe deputeti i PDU-se Dashamir Tahiri tha gjate fjales se tij se kjo parti ishte nje domosdoshmeri per politiken shqiptare. Ne PDU-ne e Fierit aderon edhe Nimet Musai, i cili ndonese arriti te merrte vota te mjaftueshme ne zgjedhjet e 28 Qershorit, nuk u zgjodh deputet per shkak te problemeve te krijuara ne Qarkun e Fierit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›