E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Debat për buxhetin e ri te qeverise

Pas krizës ekonomike globale, kërcënimi kryesor i çdo ekonomike është gjetja e parave për te financuar deficitin buxhetor. Ne kushtet kur ritmet e rritjes ekonomike nuk garantojnë te ardhura te kënaqshme dhe kreditë ne tregun ndërkombëtar po bëhen gjithnjë e me te vështira për tu gjetur, qeveritë do te duhet te ulin shpenzimet ose te rrisin taksat. Ne këtë situate, ministri Ridvan Bode ka mbrojtur shkurtimin e buxhetit te shtetit me 39 miliarde leke. Gjate prezantimi te buxhetit ne komisionin parlamentar te ekonomisë, Bode u shpreh se qeveria po kërkon financime te huaja për te ecur me tej me realizmin e projekteve. Duke e konsideruar këtë buxhet një dështim te qeverise, opozita kërkon séance dëgjimore me çdo institucion fiskal për te krijuar një panorame me te sakte te gjendjes reale te ekonomisë. Por debati për shkurtimin e buxhetit është zhvendosur edhe ne komisionin parlamentar te ligjeve, pasi nga ky ndryshim do te preken edhe institucionet e pavarura te drejtësisë. Nga shifra prej 39 miliard leke qe ulet buxheti, gati 50% e tyre janë investime publike, ndërsa pjesa tjetër shpenzime operative. Nga kjo ulje janë prekur si pushteti vendor, institucionet e pavarura si dhe institucionet qendrore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›