E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi sot disa vendime të rëndësishme. Ndër të cilat veçoj: • Vendimi për krijimin dhe mënyrën e mbajtjes së regjist

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, miratoi sot disa vendime të rëndësishme. Ndër të cilat veçoj:

• Vendimi për krijimin dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit kombëtar të gjendjes civile dhe rregullat e shfrytëzimit të teknikës dhe rrjetit informatik.

Miratimi i këtij vendimi është një hap përpara në realizimin e informatizimit dhe modernizimit të Shërbimit të Gjendjes Civile dhe premisë lehtësuese për paisjen e shtetasve shqiptarë me kartë identiteti.

Vendimi përcakton mënyrën e krijimit dhe funksionimit të sistemit të kompjuterizuar të Gjendjes Civile, Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe rrjetit informatik të saj. Ky proces do të fillojë në shtator dhe si hap i parë është hedhja e të dhënave ekzistuese në regjistrat themeltare të gjendjes civile dhe më pas kalimi i tyre në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, të cilat do të ruhen në sistem për një periudhë 20 vjeçare. Gjithashtu, parashikohet lidhja në rrjet e të gjitha zyrave të gjendjes civile të të gjitha bashkive, njësive bashkiake të Tiranës dhe komunave me mbi 10 000 banorë.

Kompiuterizimi i këtij shërbimi do të sjellë një ndikim të rëndësishëm në të gjithë veprimtarinë e administratës shtetërore, pasi ai do të ofrojë në të ardhmen bazën elektronike të të dhënave, që do të mund të përdoret në mënyrë të shpejtë dhe të besueshme nga të gjithë përdoruesit e rregjistrave të gjendjes civile dhe institucioneve të tjera shtetërore si KQZ, Ministria e Drejtësisë, e Rendit Publik, e Punës dheÇështjeve Sociale, institucionet e sigurimeve shoqërore, INSTAT etj.

• Projektligji "Për ratifikimin e Marrëveshjes së Grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e Menaxhimit të Integruar të Ujërave dhe Ekosistemit".

Me një fond grant prej 4.87 milionë dollarë nga Fondi Global për Mjedisin, marrëveshja parashikon realizimin e projektit të Menaxhimit të Integruar të Ujërave dhe Ekosistemit. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim do të jetë agjencia zbatuese e këtij fondi, i cili do të përdoret për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve në zonat bregdetare të Lezhës, Durrësit dhe Sarandës dhe për menaxhimin dhe monitorimin e mjedisit.

Ky financim është pjesë përbërëse e një projekti të gjerë që synon përmirësimin e infrastrukturës ujore bashkiake në disa qytete të Shqipërisë, me një kosto totale rreth 73.2 milionë Euro, ku financues jane edhe banka Europiane e Investimeve, KfË, Qeveria Shqiptare etj.

• Po ashtu u miratua projektligji "Për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë së Zhvillimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për projektin e Prodhimit dhe të Ristrukturimit të Sektorit të Energjisë".

Marrëveshja e Kredisë me IDA-n parashikon financimin e rreth 25 milionë USD, nga të cilat 20.86 milionë USD do të përdoret për financimin e ndërtimit të TEC-i të ri në zonën e Vlorës, rehabilitimin e pontilit të furnizimit me lëndë djegëse dhe lidhjen e TEC-it me rrjetin energjitik. Ndërsa 4.14 milionë USD do të përdoren për asistencë teknike për KESH-in për zbatimin e projektit, për përmirësimin e veprimtarisë dhe reformat në sektorë të ndryshëm të tij.

Kjo shumë është pjesë e financimit prej 112.66 milionë USD, që parashikohen për ndërtimin e fazës së parë të këtij TEC-i. Pjesa tjetër është rënë dakort të financohet nga BERZH-i dhe BEI, si dhe një pjesë me fondet e vetë KESH-it.

Përfitimet kryesore nga zbatimi i këtij projekti do të jenë: rritja e prodhimit vendas, reduktimi i kufizimeve të energjisë elektrike, reduktimi i humbjeve të energjisë elektrike në transmetim dhe shpërndarje; përmirësimi i nivelit të tensionit tek konsumatorët e të gjithë vendit dhe me ndikim direkt sidomos në zonën e jugut dhe uljen e importit të energjisë elektrike.

• Vendimi "Për miratimin në parim të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, për asistencën e ndërsjelltë dhe bashkëpunim në çështjet doganore.

Kjo marrëveshje institucionalizon bashkëpunimin midis administrave doganore respektive në luftën kundër evazionit fiskal dhe krimit ndërkufitar.

Fushat e bashkëpunimit që parashikon marrëveshja janë:

- shkëmbimi i informacionit ndërmjet administratave doganore;
- investigimin e përbashkët në rast të shkeljeve të verifikuara apo të dyshuara;
- luftën kundër drogës dhe trafiqeve të paligjshme;
- lehtësimin e procedurave doganore;
- këmbimin e praktikave dhe teknologjive më të suksesshme në luftën kundër shkeljeve doganore.

• Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Për miratimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Shqipërisë".

Strategjia mbështetet në pikëpamjet e politikës shtetërore për sigurimin e qytetarëve, shoqërisë dhe shtetit demokratik shqiptar ndaj kërcënimeve e rreziqeve të brendshme dhe të jashtme, në mbrojtjen e zhvillimin e interesave dhe në mundësinë reale të vendit. Dokumenti përcakton si elementë të tij mosndryshim i kufijve me përdorimin e forcës; përdorimin e burimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë; drejtimi civil demokratik i institucioneve dhe organizmave të sigurisë kombëtare; përdorimin e të gjithë elementëve të fuqisë kombëtare për avancimin e interesave kombëtare; zhvillimi ekonomik si një nga elementët bazë të sigurisë kombëtare dhe kontributin konkret kombëtar për forcimin e sigurisë në rajon e më gjerë.

• U miratua projektligji "Për ratifikimin e Protokollit nr.12, të Konventës "Për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore".

Ratifikimi i këtij Protokolli do të jetë një hap tepër progresiv në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar në mbrojtjen e parimeve themelore të të drejtave të njeriut, siç janë ai i mos-diskriminimit, i barazisë përpara ligjit për cilindo pa dallim për ndonjë shkak të caktuar si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, pikëpamja politike, origjina kombëtare apo shoqërore, pasuri etj.

• Gjithashtu u miratua projektligji "Për ratifikimin e Konventës Europiane "Për kompensimin e viktimave të krimeve të dhunshme".

Kjo Konventë parashikon parimet kryesore mbi të cilat palët anëtarë të saj do të kompesojnë viktimat e krimit të dhunshëm dhe do të parashikojnë në legjislacionin e brendshëm masat ligjore përkatëse në zbatim të saj. Konventa parashikon mekanizmat e kompesimit të viktimës nga shteti, ku ka ndodhur vepra penale. Përfitues të kompesimit mund të jenë viktimat e plagosur rëndë dhe të gjymtuar, si dhe të afërmit e viktimës që janë nën kujdesin e tij, nëse janë shtetas të vendeve anëtare në Konventë, por me vendbanim të përhershëm në shtetin ku ka ndodhur krimi i dhunshëm.

Më pas, z.Dalipi iu përgjigj interesimit të medias së pranishme.

Pyetje: Cili eshte komenti juaj per ne lidhje me debatin per ceshtjen e trajtimit te plehrave?

Z.Dalipi: E kam shprehur dhe here tjeter ne Shqiperi jane tashme te paraqitura shume projekte nga kompani te huaja dhe qe kalojne ne duart e eksperteve specialiste per tu pare dhe perputhur me interesat e zhvillimit dhe rritjes se vendit dhe arritjes se standarteve perendimore.

Projekti per te cilin ju me pyesni eshte ne fazen e diskutimit dhe analizimit te gjithe elementeve te tij,ligjor apo standarte te tjera, por ky diskutim ne thelb ka nje shqetesim themelor: si te zhdukim njehere e mire fenomenin "sharre" dhe per ta kuptuar gjithe opinioni publik gjendja atje eshte me teper se e renduar.Ne besojme se ketij shqetesimi perpara interesave te momentit te cfaredolloj qofshin ato, duhet ti bashkohen se pari shoqatat ambjentaliste te japin dhe ato kontributin e tyre. Asnje interes per qeverine nuk eshte perpara interesit te qytetareve per te cilin kjo qeverisje e maxorances eshte votuar.

Pyetje: Mund te na thoni nje pergjigje per problemin e deklarimin te pasurise se Kryeministrit?

Z.Dalipi: I vetmi qendrim i yni zyrtar eshte: Kryeministri dhe Kryetari i Partise Socialiste eshte i pari nder zyrtaret e ketij vendi qe ka deklaruar pasurine e tij, eshte i pari kryeminister ne kete vend qe ka detyruar te gjithe anetaret e qeverise se tij duke nisur nga viti 2003 te deklarojne dhe ta bejne publike pasurine e tyre, ne nje kohe kur ligji nuk kishte filluar nga zbatimi dhe ky eshte nje moment i rendesishem per fillimin e procesit te transparences ne kete drejtim, Kryeministri eshte i pari zyrtar qe i ka kerkuar kryeinspektores se institucionit perkates verifikimit e cdo qindarke te pasurise se tij dhe ka firmosur autorizimin per verifikimin e asaj c'ka ai ka deklaruar.

Kryeministri nuk mund te bej veprim tjeter aq me pak emocional per shkak te interesave politike apo me tej, sepse nuk i lejohet pervec se te respektoj institucionet. Kjo vlen edhe per rreth mbi 5000 zyrtare te tjere qe i perfshin ky ligj.

Pyetje: Ka shume akuza nga opozita apo dhe pjestare te grupit kundershtar brenda Partse Socialite per renien e ritmeve te qeverisjes?

Z.Dalipi: Dua t'ju kujtoj se ky eshte viti me i mire financiar ne 14 vjet. Viti me i mire qofte ne realizimin e te ardhurave, qofte ne investime publike. Po ju kujtoj gjithashtu se pikerisht tani ne mes te vitit ne po shtojme dhe 60 milion dollare investime ne infrastructure,arsim,shendetesi etj te cilat do te japin nje impakt te prekshem per komunitetet ne te gjithe territorin. Projektligji eshte tashme ne parlament dhe qeveria kerkon qe ky project ligj te miratohet brenda javes qe vjen ne menyre qe te filloje puna per investimet e programuara.

Nderkaq Kryeministri dhe Kryetari i maxhorances si dhe qeveria qe drejton po punojne me ritmin e duhur dhe po angazhohen cdo dite duke bere edhe korrigjimet e duhura per pershpejtim ne realizimin e angazhimeve qe kane marre perpara elektoratit te tyre dhe per te justifikuar voten e shqiptereve ne zgjedhjet e ardheshme te 2005-s si alternativa me e mire dhe me e afte ne sherbim te shtetasve.

Gjithashtu Kryeministri në mbledhjen e sotme të qeverisë është shprehur se kohët e fundit qeveria ka rritur ndjeshëm thellësinë e analizës së punës ekzekutive, që tashmë ka përfshirë të gjithë sektorët. Kjo ka reflektuar drejtpërsëdrejti në rritjen e ritmeve të vendimarrjes dhe të kontrollit për zbatimin e saj në ushtrimin buxhetor, në investimet publike dhe në matricat për reformat themelore të integrimit, në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, evazionit fiskal, forcimit të shtetit të së drejtës etj. Masat marra kanë dhënë tashmë efektet e pritëshme, të cilat do të thellohen në të ardhmen. Kryeministri eshte shprehur me tej se qeveria dhe maxhoranca eshte e përgjegjeshme se përballë vazhdon të kete një apo disa opozita, që nuk pranojnë bashkëpunimin dhe duke ndjerë mungesën e shanseve në ballafaqimet e ardhshme elektorale, eshte bërë përfundimisht bllokuese të jetes parlamentare dhe të marrëveshjeve të rëndësishme për investime të drejtpërdrejta të huaja në Shqipëri. Por ne kemi vullnetin dhe aftësitë për të ecur përpara, ka perfunduar kryeministri.

Pyetje: A keni ndonje koment per ligjin e Kthimit dhe kompesimit te pronave?

Z.Dalipi:Po ne mbledhjen e sotme Kryeministri eshte shprehur edhe per kete çeshtje duke e cilesuar si nje sukses te rendesishem miratimin e projektligjit per kthimin dhe kompesimin e pronave ligj i cili do te kete impakt ne ne zhvillimin ekonomik te vendit apo ne rrafshimin e problemeve sociale që burojnë nga mungesa e tij apo në disiplinimin e tregut të tokës, si terreni themelor mbi të cilin investon sipërmarrja private publike, vendase apo e huaj. Kryeministri ka theksuar faktin se kur maxhoranca merr plotësisht përgjegjësitë për të cilat është votuar, asgjë nuk mund ta ndalë, për të realizuar ritmet e nevojshme të larta, edhe një opozitë si kjo e jona-tha zoti Nano- nuk mund ta pengojë atë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›