'> Nano komenton situatën politike
Prej disa kohësh ka zgjedhur te rrije larg vëmendjes se publikut, por këtë mesjave ish- numri një i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Fatos Nano komenton nga Gjirokastra situatën politike me vend. Duke iu referuar artit skenik per te gjetur figurat krahasuese, Nano u shfaq kritik megjithëse jo me te njëjtën mase, për 3 palët qe janë përfshire dhe angazhuar per te zgjidhur krizën politike. Nga qyteti jugor, ish-kryeministri dha sinjale se mund t'i bashkohet politikes aktive. Fatos Nano ishte në Lunxheri, me rastin e shpalljes "Qytetar Nderi" pas vdekjes, të babait të tij. Ceremonia nisi me nje dokumentar rreth aktivitetit te Thanas Nanos, qe njihet si drejtuesi i pare i Radio Tiranes.