'> Montobbio: Zgjidhni krizën!
Ne krye te një viti pas zgjedhjeve te 28 qershorit, palët ne Shqipëri vijojnë te debatojnë për cilësinë e procesit elektoral dhe nëse ka pasur apo jo një krize te mirëfillte politike ne vend. Ne Tirane ambasadori i Spanjës, vendi qe mbylli kryesimin 6 mujor te BE, pohon ekzistencën e krizës, kur deklaron se kjo periudhe ka qene mjaft e vështirë, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për presidencën spanjolle te unionit. Por me kthimin e opozitës ne Parlament vetëm sa është zbehur kjo situate konflikti mazhorance-opozite. Ndërkohë hendeku vijon dhe është serish ne thellim, për shkak te vendimit te ri opozitës për te mos votuar asnjë ligj ne kuvend, deri sa mazhoranca do te refuzoje te beje transparencën e zgjedhjeve. Ilir Meta, numri dy i qeverise, nuk ka asnjë përgjigje, veç shpresës qe ky te jete një lapsus politik i Edi Rames, te cilin serish e fton për reforme elektorale. Komentet e ambasadorit Montobbio dhe ministrit te jashtëm Meta, u bene pas firmosje për heqjen e tatimit te dyfishte, mes dy vendeve. Përfaqësuesi diplomatik i Spanjës tha se kjo është një nxitje qe dy qeveritë u bëjnë veçanërisht kompanive spanjolle te shtrijnë aktivitetin e tyre ne Shqipëri.