'> Shi dhe fresk në korrik
Paqëndrueshmëria e motit zhvendoset edhe në korrik. Ndryshe nga ç'pritej, veçanërisht nga ata qe kane vendosur te pushojnë 15 ditët e para, koha do te jete e çrregullt, me luhatje te ndjeshme te temperaturave dhe reshje shiu. Madje shirat parashikohet te nisin ditët e para te korrikut. Ndryshe nga korriku i një viti me pare ku temperaturat arritën ekstremet 40 dhe 42 grade, ky muaj parashikohet me vlera mesatare. Java e dyte e korrikut qe pritet te jete edhe me e nxehta nuk do t'i kaloje 36 grade celsius. Sipas sinoptikaneve vera e sivjetshme duket me e vonuara pasi një vit me pare i nxehti nisi qe ne pranvere.