E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> PS gati për komisionin hetimor

Një dite para takimit te dyte te parashikuar mes krerëve te grupeve parlamentare, Gramoz Ruci dhe Astrit Patozi, ne funksion te zgjidhjes se krizës politike ne vend, juristet e opozitës mblidhen për te diskutuar aspektet teknike te hetimit te zgjedhjeve. Takimi i përfaqësuesve socialiste ne komisionin e ligjeve është mbajtur ne mesdite dhe larg vëmendjes se medies. Burime nga mbledhja, thonë për Vizion Plus se është diskutuar qëndrimi dhe kërkesat teknike, nëse arrihet marrëveshja me mazhorancen për te ngritur komisionin hetimor te zgjedhjet e 28 qershorit. Nisur nga këto zhvillime ne kampin opozitar, kjo duket edhe si një shenje se te majtët mund te ofrojnë me shume variante për zgjidhje, ne takimin e planifikuar për nesër mes Rucit dhe Patozit. Por ky takim konfirmon gjithashtu edhe përgatitjet e socialisteve për te përmbushur kërkesën e tyre themelore pas zgjedhjeve ne qershorit te kaluar: transparence elektorale. Nga ana e saj, mazhoranca tregohet e prere ne deklarimet se komisioni nuk mund te preke fletët e votimit, pa një vendim te Kushtetueses te konsultuar me Venecian. Juristet e PS mësohet se kane diskutuar edhe mënyrën e përfaqësimit nëse ngrihet komisioni hetimor, i cili sipas marrëveshjes se deritanishme do te drejtohet nga e majta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›