E Diel, 1 Nëntor 2026

'> Shtohen bizneset e reja, PS: Jo tregues i rritjes ekonomike

Qendra Kombëtare e Regjistrimit te biznesit raporton se numri i bizneseve te reja te krijuara gjate 6 mujorit te pare te këtij viti është 10. 514. një shifër kjo qe rezulton me rritje krahasuar me te njëjtën periudhe te një viti me pare. Sipas drejtorit te kësaj qendre këto shifra janë prove e panoramës me te cilën po performon ekonomia shqiptare. Por njëkohësisht me bizneset e shtuara, 2 900 te tjera kane shpallur falimentin. Megjithatë sipas QKR edhe çregjistrimet janë ulur ne krahasim me vjet. Deklarata e QKR, vjen pas akuzave te forta qe opozita ka bere ne adrese te ekonomisë, e konkretisht ndaj drejtuesve te institucioneve fiskale dhe ekonomike. Por sekretari i për ekonominë ne PS, Ervin Bushati, thotë se shifrat e prezantuara nga QKR nuk janë treguese kryesor i gjendjes reale ekonomike. Duke ju referuar edhe raportit me te fundit te Fondit Monetar Ndërkombëtar, çështja e besueshmërisë se statistikave vihet ne pikëpyetje. Sipas këtij raporti, te gjitha shifrat kombëtare janë te bazuara ne burime te varfra te dhënash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›