'> Brammerz: Serbia te dorëzoje Mlladiç"
"Arrestimi i ish-komandantit serb te Bosnjës, Ratko Mlladic, ndikon drejtpërsëdrejti ne procesin integrues te Serbisë." Kështu është shprehur kryeprokurori i gjykatës se Hagës, Serge Brammerz, për te përditshmen gjermane "Die Welt", ndërsa shtoi se pa drejtësi, nuk ka stabilitet dhe paqe ne Ballkan. Brammerz i ka bere edhe nje here thirrje Beogradit zyrtar qe te shtoje përpjekjet për prangosjen e Mlladic, ne mënyrë qe Serbisë t'i hapet drita e gjelbër për anëtarësim ne BE.