E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Kujtohet masakra e Srebrenices

Rreth 50 mije persona janë mbledhur ne qendrën memoriale te Pocarit, për te kujtuar 15 vjetorin e masakrës se Srebrenices. Ne këtë ceremoni, krahas familjareve te viktimave, kane qene edhe krerë te larte shtetesh, mes te cilëve edhe presidenti serb Boris Tadiç dhe ai i Kroacisë Ivo Josipoviç. Ne varrezat e Potocarit ne afërsi te Srebrenices, sikurse është tradite, janë varrosur 775 viktima te tjera te identifikuara, te cilat kane kaluar dore me dore nga njerëzit te pranishëm ne këtë përkujtimore. Masakra e vitit 1995 ne Srebrenice, ku u vranë rreth 8 mije burra e fëmijë myslimane, është krimi me i rende i ndodhur ne Evropë pas Luftës se Dyte Botërore. Përgjegjësi kryesor i saj është Ratko Mlladiç, ne atë kohe udhëheqës ushtarak i serbeve te Bosnjës, i cili nuk është arrestuar ende.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›