Berisha: Vizat, të hartohet një plan afatgjatë për luftë ndaj krimit e korrupsionit

Tiranë, 4 Gusht, NOA Liberalizimi i afërt i vizave me Bashkimin Evropian duhet të shoqërohet me hartimin e një plani afatgjatë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nga ana e qeverisë shqiptare.
Një detyrim të tillë e ka bërë me dije kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, duke pohuar se heqja e vizave është mjaft e rëndësishme për familjet shqiptare dhe ndaj duhet bërë çështë e mundur për ta realizuar atë.
Heqja e vizave do sjellë bashkimin e familjes shqiptare, pasi emigrantët do të kthehen për gëzime e hidhërime. Por përbën edhe një ri-dimensionim të potencialeve dhe mundësive", shtoi ai.
Më tej, lidhur me një fakt të tillë, Berisha tha se deri në fund të muajit gusht, duhet të të studiohen raportet e komisionerëve të Komisionit Evropian për tre çështjet që ata i prekën nga afër dhe që t'i jepet përgjigje raportit brenda afatit të caktuar.
"Komisioni Evropian ka dërguar raportet e grupeve të ekspertëve që erdhën për të verifikuar në korrik progresin e bërë në 3 çështjet që u lanë si detyrë për t'u vlerësuar nga Këshilli i komisionerëve të KE-së ku shpalli propozimin për heqjen e vizave. Të studiohen raportet gjatë gushtit, të jepet përgjigja në afatin e caktuar. Për luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar duhet një mekanizëm që të përsoset edhe më tej", la më tej porosi kreu i qeverisë ndaj institucioneve të ndryshme qeveritare.
Në fund, ai nuk la pa falënderuar edhe ministrat, si dhe punonjësit e administratës për seriozitetin me të cilin u trajtua zbatimi i Udhërrëfyesit për heqjen e vizave dhe kërkoi që ky proces që solli një sërë reformash të jetë një proces që të njohë nivele të reja.
"Heqja e vizave përbën një nga objektivat madhorë të programit të kësaj qeverie, kjo përbën një arritje historike", theksoi ai, duke lënë të nënkuptohet se secili qeveritar duhet të bëjnë të pamundurën për ta arritur një objektiv të tillë.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/28094-berisha-vizat-te-hartohet-nje-plan-afatgjate-per-lufte-ndaj-krimit-e-korrupsionit","title":"Berisha: Vizat, të hartohet një plan afatgjatë për luftë ndaj krimit e korrupsionit","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")