E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceremoniali, si parashikohen takimet e presidentëve

Vendimi

Protokolli zyrtar i Republikës së Shqipërisë ka të përcaktuar se kur kryetari i delegacionit që vjen në Shqipëri është kryetar shteti, ai takohet sipas kërkesës së tij me Kryetarin e Kuvendit e Kryeministrin dhe shoqërohet nga zv.ministri i Punëve të Jashtme. Për nder të delegacionit, homologu shqiptar jep drekë ose darkë zyrtare. Për delegacionin në nivel kryetar shteti, i cili qëndron vetëm një ditë, Presidenti shtron drekë shteti për të gjithë. Nëse delegacioni qëndron dy ditë, Presidenti shtron darkë shteti dhe Kryeministri shtron drekë zyrtare të nesërmen. Protokolli përcakton se kur kryetari i delegacionit është kryetar shteti, në program mund të parashikohet një përshëndetje e tij në Parlamentin shqiptar. Ai flet në gjuhën e zgjedhur prej tij. Protokolli i Parlamentit përgjigjet për përkthimin.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›