'> Pitela: Zgjidhni krizën politike!
Zevendeskryetari i Parlamentit Europian, Xhani Pitela i bën thirrje klasës politike shqiptare te zgjidhe sa me shpejt krizën gati një-vjeçare. Sipas tij, ngërçi politik po mban peng integrimin e Shqipërisë, duke bere qe vendi ynë te jete larg standardeve te Bashkimit Europian. Nga qyteti i Vlorës ku zhvilloi një takim me intelektuale dhe deputete socialiste, zv. kryetari i PE-se deklaroi se, nëse partitë politike nuk i japin zgjidhje krizës, ajo do te ndikoje negativisht ne proceset integruese dhe liberalizimin e vizave. Zoti Pitela ka përsëritur apelin për konsensus, ne te mire te vendit dhe popullit shqiptar. Sa për debatin mbi zgjedhjet e shkuara, zv. kryetari i Parlamentit Europian përcolli mesazhin për transparence. Pitela deklaroi se edhe zgjedhjet e ardhshme duhet te jene te rregullta, pasi është ne loje fati i Shqipërisë. Zv. kryetari i PE-se Xhani Pitela ofroi mbështeten dhe ndihmën e tij për integrimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian.