E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Vlorë, kaos ne qarkullim

Ndërsa po i afrohemi kulmit te sezonit turistik dhe kur popullsia ne Vlorë gati katërfishohet, qarkullimi ne qytetin bregdetar kthehet ne mision te pamundur. Trafiku është shume i ngarkuar, sidomos ne zonën e "Ujit te Ftohte". Pushuesit ankohen se qëndrojnë gjate ne radhe, veçanërisht kur udhëtojnë drejt fshatrave te bregut apo ne kthim, pasi rrugët janë shume te ngushta për te përballuar fluksin. Drejtues te bashkise thonë se për zgjidhjen e këtij problemi kane hartuar një projekt qe shkon ne rreth 7 milion euro, por institucioni lokal nuk ka fondet e duhura për këtë qellim. Numri dy i bashkise se Vlorës ka cilësuar te domosdoshme edhe ndërhyrjen për autostradën Vlorë-Fier, pasi aktualisht rruga qe lidh dy qytetet është e dëmtuar, çka bën qe pushuesit te mendohen mire para se te marrin rrugën drejt qytetit bregdetar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›