E Hënë, 2 Nëntor 2026

" Po fillon një epokë e re"

02/05/2005  IP: Turqia ndryshoi vetëm formalisht, sa për t’ju bashkuar Bashkimit Evropian, apo atje ka ndodhur një transformim i vërtetë?

Verheugen: Lërua këtë sukses një rrethane fatale dhe fatlume. Për dy vjet, Trqia ka pasur një qeveri që nuk i përballon me rezerva reformat, të skërmitë dhëmbët ashtu siç i skërmiste qeveria e vjetër, thjesht sepse po ua kërkonin Evropianët. Qysh nga fillimi, qeveria e Kryeministrit Recep Tayyip Erdogan ka thënë: “Ne do ta ndjekim transformimin e Turqisë si vetë programin tonë, sepse jemi të bindur që një stabilitet dhe siguri jetëgjatë mund të garantohen në Turqi vetëm kur ajo të bëhet një vend demokracie, shteti ligjor dhe respekti për të drejtat e njeriut”. Ai bile tha se bile nuk ka rëndësi nëse procesi rezulton në anëtarësim në Bashkim Evropian ose jo, sepse në kohën kur një traktat pranimi të jetë nënshkruar, Turqia do të ketë avancuar aq shumë, sa do të ishte një vend i ndryshëm. Me këtë, procesi është i pakthyeshëm.

IP: A është i nevojshëm Bashkimi Evropian për këtë?

Verheugen: Sigurisht që ne e duam Bashkimin Evropian për këtë, që është diçka të cilën unë përfundimisht mund ta them pasi kam punuar mjaft intensivisht sëbashku me Turqinë gjatë pesë viteve të kaluara. Vendi ka nevojë për një pikë referimi. Ne duhet t’i marrim ata pak përdore, ashtu siç bëmë me të gjithë shtetet e reja anëtare. Bashkimi Evropian siguron një lloj parimi drejtues për të gjitha reformat në politikë dhe biznes. Gjithashtu, ky parim ofron një shpërblim. Shumica e turqve e shikojnë anëtarësimin si vetë shpërblimin e tyre, kryesisht një shpërblim psikologjik me shumë se material. Shumica e turqve nuk po kërkojnë t’i bashkohen një rajoni që është mjaltë e qumësht; ajo çka ata dëshirojnë më shumë është, thjesht, status i barabartë.

IP: Çfarë mund të thoni rreth rezistencës popullore dhe politike në Gjermani dhe Francë ndaj pranimit të Turqisë në klubin e Bashkimit Evropian?

Verheugen: Presidenti francez e mbështeti me shumë dëshirë politikën e anëtarësimit ruk në Bashkimin Evropian dhe jo ndonjë “partneritet të privilegjuar” [të dorës së dytë]. Jam i sigurt se sapo të ketë përfunduar referendumi francez mbi Kushtetutën, vendi do ta shikojë çështjen e aderimit turk shumë më tepër pozitivisht. Veçanërisht sapo njerëzit të fillojnë zbulojnë se objektivi kryesor, domethënë që aderimi turk do të çonte në një islamizim në rritje të Francës dhe të Bashkimit Evropian, është krejtësisht i pathemeltë. Nuk do të ketë asnjë valë emigrimi si rezultat i zgjerimit, por, lejomëni t’u them diçka tjetër. Nuk është detyra e politikëbërësve të imitojnë gjithçka thonë njerëzit.

IP: Ata sigurisht e thonë këtë nganjëherë.

Verheugen: E vërtetë, por puna jonë është më shumë t’u tregojmë njerëzve se çfarë të presim dhe si i kemi përpgatitur për një gjë të tillë. Do të doja t’i pyesja ata akademikë gjermanë që kanë dalë kaq ashpër kundra aderimit turk sesi e shikojnë të ardhmen e Gjermanisë, duke pasur parasysh krizën demografike që tashmë po ndodh [me plakjen e popullsisë gjermane dhe nevojën për emigracion të punëtorëve të rinj].

IP: Gjë që na çon neve në zemrën e problemit. Në Gjermani nuk ka debat në zhvillim se cilat janë problemet reale. Për shembull, zhvillimi demografik dhe nevoja për emigracion nëqoftëse kanë shumë pak fëmijë është diçka për të cilën vështirë se flitet sot.

Verheugen: Ndershmërisht, gjermanët do të duhet të mësojnë se në të ardhmen ata nuk do të jenë duke jetuar në vendin e tyre po aq ekskluzivisht sa dhe sot. Do të jenë duke jetuar me njerëz të tjerë nga kultura të tjera. Përsa i përket Turqisë, sa më shpejt të shikojmë se ky vend i madh dhe i rëndësishëm ndan pikëpamjet tona dhe se njerëzit atje e rreshtojnë veten nga vlerat tona, aq më mirë do të jetë për ne! Është krejtësisht e parëndësishme nëse dikush beson në Trininë e Shenjtë apo në Allah për aq kohë sa religjionet tolerojnë njëri tjetrin. Gjithçka tjetër është një çështje demokracie dhe shteti ligjor.

IP: Nuk e konsideroni të pashmangshme “përplasjen e qytetërimeve” të Samuel Huntington?

Verheugen: Po bëj maksimumin për ta shmangur atë. Evropa mund të kontribuojë më shumë në këtë përpjekje sesa ka bërë deri më tani. Lidhur me këtë, ne duhet të përmendim një instrument më shumë që qeshë në gjendje ta ndihmoja të zhvillohej përpara ndesheshin sfidat e reja: “politikën e fqinjësisë” Evropiane, e cila kërkon ta sjellë të gjithë harkun e fqinjëve të Evropës, nga Rusia në Marok, në të njëjtin nivel stabiliteti politik dhe ekonomik që kemi tani, pa na u dashur të ofrojmë perspektivën e aderimit në Bashkimin Evropian.

IP: Ukraina po troket tani në derën e Bashkimit Evropian. Kjo sigurisht që nuk ishte në planifikimin gjeostrategjik të Brukselit.

Verheugen: Sërish, jam i lumtur ta shikoj një gjë të tillë! Mendoj se rasti i Ukrainës tregon dy gjëra. E para, se atje është vërtet një Evropë ku njerëzit dalin nëpër rrugë për të njëjtat vlera dhe ideale. E dyta, se kjo ide e Evropës ka një potencial të madh tërheqës. Ndoshta dobëson shumë shpresa jorealiste, por mund t’ju them nga një shkallë e mirë përvoje me shtetet Evropianoqëndrore dhe lindore se janë ose në rrugë, ose duan t’i bashkohen. Nuk është një çështje kryesisht subvencionesh për fermerët apo kutoash prodhimi çeliku. Nuk është një çështje kryesisht vendesh dhe mundësishë arësimi në vendet tona. Këto vende duan të dinë njëherë e përgjithmonë se kujt i përkasin. Kurrë më nuk duan të jetojnë në një zonë tampon midis lindjes dhe perëndimit, ku të jenë thjesht peng për interesa të ndryshme të jashtme.

IP: Ku saktësisht përfundon Evropa në lindje?

Verheugen: Për të ardhmen e parashikueshme, kufiri lindor i Bashkimit Evropian do të jetë kufiri perëndimor i ish Bashkimit Sovjetik, me përjashtim të shteteve balltike, të cilët tashmë janë anëtarë. Ky kufi i gjatë që do të kemi pasi të bashkohen Rumania dhe Bullgaria, nga Kepi i Veriut në Bsfor, do të përbëjë kufirin e Bashkimit Evropian për të ardhmen e parashikueshme.

IP: Po përse Shqipëria dhe Turqia të bëhen anëtarë dhe jo Moldavia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Armenia?

Verheugen: Këto vende nuk mund të presin një perspektivë pranimi për të ardhmen e parashikueshme, por kjo nuk do të thotë përgjithmonë! Jam një kundërshtar i vendosur i shkollës së mendimit që thotë se duhet hequr një linjë e qartë demarkacioni. Nuk mund të parashikojmë se cilat do të jenë interesat e Evropës pas 20 vjetësh dhe nuk mund të parashikojmë zhvillimet në këto vende gjatë 20 viteve. Zgjerimi i anëtarësimit në Bashkimit Evropian nuk do të jetë modeli i vetëm për unifikimin Evropian. Fantazia ime më lejon të mendoj për modele të tjera qeverisjeje.Komisioneri europian Günter Verheugen bashkëbisedon me Internationale Politike Duhet partneritet me SHBA

Alternativa ime nuk do të ishte Këshilli i Europës. Mund t’i sjellim fqinjët tanë më afër nesh me një model që i ngjan marrëveshjes që kemi me Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshteinin. Kjo do të kishte një domethënie të jashtëzakonshme në Lindjen e Mesme dhe në Mesdheun Jugor

Rumania dhe Bullgaria do të ishte vërtet vërtet vështirë për t’u integruar; Kroacia dhe Turqia do të ishte të paktën po aq e vështirë. Ajo çka kemi nevojë tani është një fazë konsolidimi dhe në politikëbërje na duhet një fazë përqëndrimi në objektivat politike dhe ekonomike të vetë Bashkimit Europian

IP: Këshilli i Europës ka kapur edhe Rusinë, por ka pushuar së qëni politikisht i rëndësishëm, pikërisht për këtë arësye.

Verheugen: Alternativa ime nuk do të ishte Këshilli i Europës. Mund t’i sjellim fqinjët tanë më afër nesh me një model që i ngjan marrëveshjes që kemi me Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshteinin. Kjo do të kishte një domethënie të jashtëzakonshme në Lindjen e Mesme dhe në Mesdheun Jugor. Do t’ju tregoja një sekret. Të them të vërtetën, kisha plane veprimi kretësisht të negociueshme me gjashtë vende në verën e 2004. mungonte vetëm një vend: Izraeli. Isha nën presion të konsiderueshëm që t’i paraqisja këto plane veprimi pa Izraelin, që do të kish nënkuptuar se ai praktikisht do ta hidhte në erë të gjithë inisiativën politile. Thashë se nuk do ta ndërmerrja atë pa Izraelin, që nënkuptoi se inisiativa nuk do të ndodhte gjatë mandatit tim. Por mendoj se qe një progres vërtet i rëndësishëm që më së fundi ia arritëm në rënien dakord lidhur me një plan veprimi me Izraelin. Ajo ka një kapitull politik në të cilin Izraeli bën deklarata lidhur me armët e shkatërrimit në masë, lidhur me terrorizmin e shtetin së drejtës dhe lidhur me të ardhmen e konfliktit në Lindje të Mesme, të cilat kurrë nuk i ka bërë në ndonjë vend tjetër. Dhe pse? Sepse për herë të parë Bashkimi Europian i ka dhënë Izraelit një perspektivë për të ardhmen. Kur qeshë për herë të parë në Izrael për ta shpjeguar këtë politikë, hasa goxha skepticizëm; partnerët e mi izraelianë thjesht nuk donin ta besonin atë.

IP: Cila është kjo perspektivë e ardhshme?

Verheugen: Që Izraeli do të bëhet substancialisht i integruar në strukturat ekonomike europiane, një partner i plotë në tregun unik të saj. Në një periudhë afatgjatë, nuk do të përjashtoja bashkimin monetar. Iraelianët më pyetën se çfarë do të thoshte kjo; ju thashë atyre se “Kjo do të thotë që një kompani nga Haifa do të ishte në gjendje të operonte po aq lirisht në Copenhagen apo Romë ashtu si një kompani nga Atlanta mund të veprojë në Boston apo Seattle. Kjo ofron vërtet perspektiva për izraelianët që kurrë nuk i kanë pasur përpara. Amerikanët ofrojnë mburojën ushtarake, por nuk mund t’i ofrojnë Izraelit perspektiva reale të ardhshme ekonomike; dy vendet janë shumë larg gjeografikisht. Ne jemi fqinji i vërtetë.

IP: Bashkimi Europian është tashmë partneri kryesor tregëtar i Izraelit.

Verheugen: Po, diçka vërtet po ndryshon dhe tregon se realisht është e mundur të sigurohet një hark stabiliteti rreth Bashkimit Europian, kështu që do të shtoja një argument. Mund të tingëllojë suprizuese të vijë nga goja ime, por mendoj se duhet të kalojmë disa kohë për të përtypur atë çka kemi arritur deri më tani. Rumania dhe Bullgaria do të ishte vërtet vërtet vështirë për t’u integruar; Kroacia dhe Turqia do të ishte të paktën po aq e vështirë. Ajo çka kemi nevojë tani është një fazë konsolidimi dhe në politikëbërje na duhet një fazë përqëndrimi në objektivat politike dhe ekonomike të vetë Bashkimit Europian. Kjo është arësyeja përse merrem tani me industri në vend të politikës së jashtme.

IP: Helmut Kohl argumenton sot se ishte cinike t’i ofroje Turqisë bisedime pranimi që do të zgjasin 15 vjet, sepse politikanët atëhere nuk do të duhet t’i mbajnë më mbi vete pasojat e vendimit të tyre.

Verheugen: Me maksimumin e miqësisë, kam respekt të madh për Helmut Kohl si politikan europian. Megjithatë, proceset e mëdha të integrimit europian nuk mund të arrihen brenda pak vjetësh. Premtimet e para të Kohl për polakët i përkasin vitit 1990 dhe ai nuk duhet të mbajë mbi vete ndonjë prej këtyre pasojave. Kështu që kjo është vetëm bisedë pa fjalë. Ekziston një vazhdueshmëri në politikën ndërkombëtare dhe gjithmonë do të ketë rast që politikanët duhet të ndeshen me vendimet e marra nga të tjerët. Në ofrimin Turqisë [perspektivën e një anëtarësimi eventual 40 vjet më përpara], ne morrëm përsipër rreziqe të jashtëzakonshme me politikën tonë hipokrite. Rreziku ishte që [nëqoftëse e refuzoninim në fund të ditës], Turqia mund të kish pushuar së luajturu rolin e saj si një partner i mundshëm i Bashkimit Europian në mbylljen paqësisht të diferencave midis demokracisë dhe botës islamike; mund ta kishim humbur Turqinë si partner. Çfarë do të kish ndodhur nëqoftëse dështonim në arritjen e kësaj detyrë të rëndësishme? “Përplasja e qytetërimeve” do të kish ndodhur përpara derës sonë dhe më pas fëmijët tani do të na pyesnin pas 20 vjetësh se përse nuk e kapëm dorën që na kishin zgjatur turqit.

IP: Akoma, kundërshtarët e aderimit turk kanë zbuluar një dëshirë të zjarrtë për një Europë që duan tani ta mbrojnë në atë që quhet një “klub kristian”.

Verheugen: Islami i përket Europës. Rreth 18 milion muslimanë janë shtetas të Bashkimit Europian dhe tani kemi dy shtete muslimane në Europë: Shqipërinë dhe Bosnjen. Gjithësesi, është krejtësisht e pavend të duash ta përjashtosh Islamin nga Europa. Trendet demografike do ta na detyrojnë të bashkëjetojmë shumë më intensivisht me kulturën islamike që është fqinja jonë. Kjo është e pashmangshme. Dikush nuk duhet të përpiqet të përfitojë politikisht lidhur me këtë subjekt. Gjermanët duhet ta tregojnë seriozitetin e situatës së tyre.

IP: Është Europa një projekt multikulturor?

Verheugen: Kurrë nuk e kam përdorur termin “multikulturor” dhe nuk kam ndërmend që ta bëj tani, sepse mendoj që është fallse dhe sipërfaqësore. Kjo nuk ka të bëjë më “multikulti”. Ka të bëjë me respektimin dhe bashkëekzistencën me njerëz me bekgraunde të ndryshme religjioze dhe kulturore. I kundërvihem çdo forme integrimi të detyrueshëm. Besij se çdo person duhet të lejohet të jetojë sipas identitetit të tij ose të saj në Europë, por se ne të gjithë duhet të kemi një gjë të përbashkët qofshim kristianë, hebrej, muslimanë ose asgjë: një angazhim të qartë për arritjet e Iluminizmit Europian. Nuk ka rrugë tjetër.

IP: Si do të duket Europa nëqoftëse Turqia – në 10 apo 15 vjet – vërtet bashkohet në të? Do të ketë atëhere një Europë bazë, një direktorat të vogël të brendshëm, një shtet në lindje?

Verheugen: Dyshoj në këtë. Nëse shfaqet ose jo një vangardë – preferoj termin francez – nuk varet as në zgjerimin më të fundit, as në aderimin turk, por në çështjen nëse ne mund ta shtyjmë përpara substancën e integrimit. Më lejoni të them gjithashtu se integrimi më i thellë nuk do të dështojë as prej 10 shteteve të reja anëtare, as prej Turqisë. Problemet që ne kemi me thellimin janë një pasojë e drejtpërdrejtë e zgjerimeve të mëparëshme.

IP: Nënkuptoni Britaninë e Madhe?

Verheugen: Për shembull. Me kemi një problem të qartë me pjesë të klasës politike dhe publikun britanik. Shumë shpejt do ta gjejmë se ku ndodhemi. Ne kemi përballë një çështje kushtetuese dhe një “po” ose “jo” ndaj kushtetutës [tashmë të nënshkruar] të Bashkimit Europian do të ketë një peshë të konsiderueshme sombolike. Fakti që kemi një projekt të quajtur “Kushtetuta Europian” bart një domethënie të madhe. Një refuzim i tij tani [në referendume kombëtare] do të ishte fatal. Ky dështim, në vijim, mund të ringjallë idetë e një avangarde apo “Europe bazë”.

IP: Çfarë do të ndodhë nëqoftëse 24 vende e ratifikojnë Kushtetutën dhe vendi i 25-të e hedh poshtë atë?

Verheugen: Nuk e di. Askush nuk e di. Nuk ka ndonjë “plan B”. Askush nuk do t’i përgjigjet ose nuk do të dojë t’i përgjigjet kësaj pyetjeje përpara 2006, sepse nëqoftëse jepet një përgjigje sot, do të shikohet se një pranim që projekti do të dështojë. Në fund të 2006 Këshilli Europian do vlerësojë me vëmendje situatën. Nuk mund t’i parashikoj aspak konkluzionet që do të arrinte ai. Shpresoj që Kryeministri britanik Tony Blair, pasi të fitojë një mandat të ri, të mund të përdorë autoritetin e tij përmirësuar për të bindur skeptikët që në fund të fundit të mendojnë.

IP: Dhe pavarësisht këtyre problemeve ju akoma besoni se Europa mund të bëhet një lojtar global?

Verheugen: Me shumë ngadalësi. Jam i mërzitur me qetësinë dhe sinqerisht shpresoj që Kushtetuta të hyjë në fuqi, sepse ajo do ta bënte më efektive Europëm. Ministri i Jashtëm europian, siç përcaktohet në Kushtetutë, ndoshta akoma mund të mos sigurojë numrin e vetëm proverbial të telefonit për politikën e jashtme europiane, por zyra është tejet e fuqishme, sepse përmbledh tri poste: peshën e plotë të Komisionit Europian në fushën e marrdhënieve ndërkombëtare, që është një forcë jo për t’u nënvlerësuar; Përfaqësuesin e Lartë e Vendeve Anëtare për Politikën e Jashtme – që nënkupton personin i cili jo vetëm implementon, por gjithashtu edhe përcakton se çfarë aksioni i politikës së jashtme duhet ndërmarrë; dhe së fundi Presidentin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm Europianë. Ky pozicion është aq i fuqishëm, sa vendet e veçanta anëtare do ta gjejnë shumë të vështirë t’i rezistojnë presionit të tij. Sërish, ne duhet të bëjmë edhe më shumë. Të jesh lojtar glonal sigurisht që nënkupton se duhet të jemi në gjendje të vendosim nje partneritet real me Shtetet e Bashkuata. Kjo do të ngrinte shumë pyetje në Shtetet e Bashkuara, të jemi te sigurtë, por preferoj te diskutoj gjëra që ne vete duhet të realizojmë përpara se të ngremë pretendimin për të qenë një partner i barabartë. Kam parasysh gjërsa si mbrojtja e përbashkët dhe sinergji më të mëdha prokurimi armësh.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›