Banka Botërore varfëron bujqit shqiptarë

02/05/2005 Udhëtoj drejt Krujës në zonat fushore të saj. Nga brigjet e lumit Tapizë, në zemër të Niklës, deri në kufi me Lezhën. Ka qenë një ftesë, përmes postës elektronike, nga një grup banorësh të fshatit Luz, që më solli në Krujë. Udhëtimi prek hera-herës zona dhe vende, që dukshëm janë lënë diku, në harresë drejt vuajtjes dhe varfërisë. Atje ku pasuria e shpirtit të njerëzve kontraston dukshëm me varfërinë e fillimshekullit. Fushata e zgjedhjeve është në start. Por, pavarësisht prej zhurmës së daulleve të njëqindenjë partive politike, që grinden në media si romët në tregun e zi të plaçkave pa vlerë për votat blu, rozë, kuqezi apo të gjelbërta, unë do të rreshtohem këtu me shqetësimet e luzianëve, të fushkrujasve dhe katundarëve nga Mërsia, Borizana, Mamurrasi dhe Budulla. Dhe po e nis reportazhin me një lajm, që në gjuhën e shtypit quhet një…
…Skandal
1 milion euro është investimi i Bankës Botërore në një Bashki dhe në tre komuna të rrethit të Krujës, për rehabilitimin e veprave ujitëse dhe hidroteknike në mbi 30 katunde. Ky investim është kryer nga viti 1996 deri në vitin 2000. Menaxhuese dhe drejtuese e këtij investimi, ka qenë Drejtoria e Menaxhimit të Projekteve për Rehabilitimin e Veprave Ujitëse, ose PMU, me zyra pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit. Pesë vjet pas përfundimit të zbatimit të projekteve dhe punimeve të kryera, nga 50 kilometra kanale vaditëse dhe qindra vepra arti, pjesa dërrmuese gjenden të bllokuara dhe nuk funksionojnë. Sikundër nuk funksionojnë as tre nënstacione të mëdha motopompash dhe dhjetëra motopompa të vogla në shumë katunde të kësaj zone, për të cilat, gjithashtu, janë investuar mijëra euro, për t’i kthyer dhe për t’i mbajtur në gjendje pune. Në dimër këtu vazhdojnë të përmbyten, bashkë me shtëpitë e katundarëve, edhe qindra hektarë tokë nën ujë. Ndërsa në verë, ata ankohen se nuk kanë asnjë pikë ujë për vaditjen e tokave. Pas këtij skandali, çdo familjeje që jeton në katundet e rrethit të Krujës, i bie mesatarisht 110 euro të humbura në projektin e zbatuar me investim të Bankës Botërore. Po të kihet parasysh fakti se për çdo banor të kësaj zone standarti i jetesës shënon diçka më shumë se gjysëm euro në ditë, merret me mend humbja e madhe e familjeve krutane, që edhe kështu, pa këtë borxh ndaj Bankës Botërore, i duhet të bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme për të mbijetuar.
Historia
Ka qenë korriku i vitit 1996, kur me kërkesë të banorëve të rrethit të Krujës, Banka Botërore, pas një studimi mbi gjendjen ekzistuese të veprave hidroteknike në katundet e këtij rrethi, ka vendosur të investojë jo pak, por plot 1 milionë euro, për rehabilitimin dhe hapjen e kanaleve të reja në zonë: në Bashkinë e Fushë-Krujës, në komunat Thumanë, Nikël dhe Bubs. Partnere në zbatim të këtij investimi, u zgjodh PMU, e cila, nga ana e saj, pas një tenderi të diskutueshëm, ka shpallur fituese për realizimin e punimeve, firmën e ndërtimit GRI shpk, me qendër në Fushë-Krujë. Sipas kontratës, firma e ndërtimit mori përsipër: riseksionimin dhe veshjen e kanaleve ujitëse me beton, ndërtimin e veprave të artit, të urë-kalimeve të vogla, të tombinave për hyrjen në parcela, ndërtimin e prizave për marrjen e ujit nga kanalet kryesore dhe hedhjen në kanalet e dyta dhe të treta, etj. Vetëm në komunën e Thumanës, sipas z.Gëzim Rrushi, president i GRI shpk, u rehabilituan dhe u hapën mbi 5 kilometra kanale ujitëse dhe u ndërtuan me dhjetra vepra arti. E njejta skemë u ndoq edhe në komunat e tjera.
Me përfundimin e punimeve, Banka Botërore dhe PMU, duke anashkaluar gjithë institucionet dhe organizmat vendore, drejtorinë e ujrave në rrethin e Krujës dhe bordin e kullimit të ujrave në këtë rreth, krejt papritur, ia dorëzojnë veprën që ka kushtuar jo pak, por plot 1 milionë euro, disa shoqatave jofitimprurëse ujrash në rreth. Emrat e shoqatave ende nuk dihen. Ato kanë trajtën e fantazmave. Herë shfaqen me zyra pranë drejtorisë së ujrave në rreth, herë zhduken si ujët e pakët. Ato ekzistojnë vetëm në fletoret e dorëzuesve, të zotërinjve të Bankës Botërore dhe ndihmësve të tyre të PMU-së, me specialistë dhe servilë shqiptarë, dhe kështu, llogaria është e qëruar.
1 milion eurot e dhëna hua në formë malli (kupto kanale) për mbi 45 mijë banorë të Fushë Krujës dhe tre komunave të tjera, vetëm investitorët e dinë se ku janë. Vetëm ata zotërojnë të gjitha faturat. Për kanalet e lustruara me një dorë çimentoje (në vend të veshjeve prej betoni) dhe për motopompat e djegura dhe të riparuara dy, tre, katër herë. Mijëra e mijëra euro fluturojnë nga njera çantë në tjetrën. Nga Kruja në Tiranë, nga Tirana në… Kudo. Në Shqipëri ka para sa të duash. Këtu populli është mësuar të jetojë me “bukë e krypë e zemër” dhe në varfëri. Të huajt këtu i duan dhe i respektojnë. Shqiptarët nuk janë si polakët, francezët, gjermanët apo amerikanët… Shqiptarët nuk protestojnë ndaj monopolistëve të huaj, ndaj atyre që sjellin para. Madje, as nuk i njohin monopolistët e tyre.
Në Luz, dy skandale…
Qendra e katundit gjendet bash në ish-rrugën nacionale Tiranë-Shkodër, që tashmë e ka humbur lavdinë dhe zhurmën e saj jetëprurëse. Ndanë qendrës, kanale nga të katër anët. Ose ish-kanale. Kanë humbur të gjitha mes ferrave dhe janë kthyer në rezervuare plehrash ndër vite. Mbledhin vetëm llum dherash dhe nuk dërgojnë më asnjë pikë ujë në arat e luzianëve. Një re e zezë zemërimi endet mbi ballin e pesë njerëzve, që pijnë duhan të fortë ndën hijen e një plepi të moçëm. Gaspër Noka është njeri prej tyre. Më i revoltuari nga pabesia e Bankës Botërore. Para disa vjetësh, ai ka investuar plot 17 mijë dollarë, në një basen për mbarështimin e peshkut. Ishte koha kur mendoi edhe ai të merrej me një biznes. Tani atij baseni nuk i ka ngelur më as nami, as nishani. U dogjën për një pikë ujë gropa dhe peshku. Shtëpia e tij është diku më lart, pranë ujëmbledhësit të Bacungut. Ujëmbledhës i pafat, si katundarët e tij, që e ndërtuan para njëzet vjetësh, në kohën e ”hitlerit”. Ujëmbledhës pa ujë. Rruga nga shtëpia e tij, deri në qendër Luz, kalon ndanë lumit Bërdhar, kaskadat e të cilit janë shkatërruar plotësisht. Ndanë kaskadave, një tub i madh uji, i sharruar dhe i lënë në mes të fushës, si një njeri i vrarë mbi tokën e zhuritur për ujë. Ndërsa kanalet e Bankës Botërore, aty ku PMU dhe firma e ndërtimit GRI shpk. kanë bërë harakiri me paratë e katundarëve, nuk ekzistojnë më në asnjë hartë. As edhe në memorien e Gasprit, i cili, thërret e bërtet mes korijes ndanë kaskadës së prishur, si një ari i plagosur.
“Këtu, këtu do t’i sjellim. Të vijnë të na tregojnë ku i kanë kanalet. Të vijnë të na tregojnë ku i kanë paratë tona. Këtu. Nuk ka rrugë tjetër…”
“Dhe sikur të mos vijnë? Ata kanë mbaruar punë me ju. Tani ata vazhdojnë punojnë nëpër Shqipëri, atje ku ka “emergjenca” të tjera.” - e ngacmoj.
“Atëhere, në protestë të gjithë. Jemi 2.500 frymë vetëm këtu në Luz, bashkë me gratë dhe fëmijët. Do të dalim në autostradë dhe do të bllokojmë rrugën nacionale, derisa të vijnë e të rregullojnë çorbën që gatuan. Ose, të na kthejnë paratë.”
“Ata na vodhën. Ata na mashtruan me paratë tona. Pastruan kanalet e vjetra të ish-kooperativës dhe na e shitën sapunin për djathë. U bë vite, që nuk kemi pikë ujë në tokat tona.” Ky që pason Gaprin në revoltën ndaj Bankës Botërore, është katundari Xhemal Bardhi. Ish-punonjës ekskavatorist në drejtorinë e ujrave në rrethin e Krujës. Atij i qan zemra për kanalet që ka hapur dikur në Thumanë, në Borizanë, Derhem, Rinas, Belege, Gramëz, Jub-Sukth. Prej disa vjetësh, ai mban në shtëpi, si një relike muzeale, një çelës të madh çeliku, me të cilin hapte dhe mbyllte, dikur, portat e vogla metalike të kanaleve ujitëse në të gjithë katundin. Atëhere pra, në kohën e “hitlerit”, kur kanalet funksiononin krejt në rregull dhe tokat e luzianëve ngopeshin me ujë gjithë verën.
”Dëgjo këtu, mor zotëri. Ne luzianët u mësuam me skandalet e të huajve. Thuaje, se nuk kam frikë… Ka qenë viti 1992. Punoja si ekskavatorist dhe kujtova se çfarë do të fitoja unë dhe katundarët e mij këtu në Luz. Atëhere erdhi një firmë tjetër, nga Danimarka. S’ka dreq, t’ja mbajë mend emrin. Hapëm kanale dhe shtruam tuba në tokë, për të sjellë ujët e pijshëm. Festë. Erdhi demokracia, erdhi demokracia, bërtisnim nga gëzimi. Qindra metra tuba, me fi-110, që kushtuan edhe ato, reth 300 mijë dollarë të tjera. Tubat janë akoma në dhe. Por ujët në shtëpitë tona, nuk erdhi kurrë. Siç e sheh, në oborrin tim, e marrim nga puset me korent. Ky është një tjetër skandal, zotëri. U bënë dy. Një prej danezëve dhe një prej këtyre të Bankës Botërore.”
“Ky kanal këtu, Xhemal, ndanë oborrit të shtëpisë suaj, pse është kështu, i pabetonuar…”
“Pyet firmën e ndërtimit. Gëzim Rrushin. E ke bash në qendër të Fushq-Krujës, me një vilë tre katëshe… I morën paret të gjitha, bashkë me ata të Bankës Botërore, i hëngrën dhe kanalin as e preku kush me dorë. Jo më veshjen me beton.”
“As ne në Bilanj, nuk kemi asnjë pikë ujë prej vitesh. Na i hëngri kanalet kulçedra, Banka Botërore. Paratë e kanaleve u ndanë në tavolinë, me ata që i sollën këtu. Të djathtë e të majtë. Gjithë derrat një turi kan녔. Edhe ky është një tjetër i revoltuar. Kryeplaku i katundit Bilanj, Filip Shota.
“Në protestë, nuk ka rrugë tjetër…” - vazhdon Filipi.
“Dhe sikur ata të botërores të mos vijnë për t’u ballafaquar?”
“Atëhere në gjykatë. Po nuk i gjykoi Tirana, në Bruksel. Mjaft na morën për budallenj…”
Unë eci bashkë me katundarët rreth 10 kilometra. Fushë më fushë, kanal më kanal. Skandali është i madh. Nuk funksionon asnjë prej tyre. Në mjaft segmente, kanalet janë hapur 50, shumë-shumë 100 metra, dhe janë lënë përgjysëm. I ngjajnë vajzave të pudrosura, me atë pak beton mbi buzët e lagura nga pellgje të vogla ujrash. Nuk ekziston asnjë lidhje ndërmjet kanaleve kryesore, kanaleve të dyta dhe kanaleve të treta. O Zot, çfarrë tmerri! Një batërdi e vërtetë me paratë e njerëzve të shkretë.
Ura e Gjoles
Kam mbërritur në afërsi të Rinasit, tek ura e famshme e Gjoles. Këtu gjendet një prej tre nënstacioneve më të mëdhenj të motopompave në zonë, që duhet t’i çojë ujë kanaleve në shumë katunde. Mirëpo, kanali i madh ujitës tek nënstacioni, është mbuluar i gjithi nga ferrat prej 8 vjetësh. Është një kanal rreth 17 km. i gjatë, që duhet të furnizonte me ujë shumë katunde, deri në Adriatik. Është kthyer në vendbanim breshkash, turtujsh, zvarranikësh, që rriten këtyre anëve. Në kanalin pra, që ka kushtuar mijra euro. Nënstacioni i motopompave i ngjan një obelisku, të nxirë nga pluhuri i harresës. Edhe për këtë vepër hidroteknike, Banka Botërore ka investuar disa herë. Riparo motopompat, e digju. Vër pjesë ndërrimi, e prishu. Asgjë sipas kartave teknologjike. Pjesët e ndërrimit për motopompat qëndrojnë nëpër magazinat e komunës, të blera me dollarë jashtë shtetit, krejt të papërshtatshme për këto tipe motopompash. Gjithçka është kryer me hamendjen e atyre të shoqatave fantazma të ujrave, të cilat, ashtu si ata të Bankës Botërore, kanë kullotur xhepat me paratë e katundarëve. Po motopompat, nuk punuan kurrë. As sot e kësaj dite. Mijëra dollarë dhe euro të investuara për vënien në punë, për ironi të fatit, do t’i gjesh të mpiksura në një dryn të madh, që e mban të mbyllur nënstacionin e motopompave këtu tek ura e Gjoles, qysh prej katër vjetësh. Nuk dihet vërtet, në se punojnë apo jo.
“O Shaban. Tregoi zotërisë sa vjet ke pa e hapur nënstacionin.”
“Punon, punon…”
“Mirë pra, punon, po hape dhe vere në punë.”
“A don me më lanë kalamajt pa buk, a? Largoju dreq, sherrit. Po edhe sikur të punonte, nuk ka asnjë pikë ujë.”
Shabani bën të paditurin dhe zhduket në tatëpjetën që lidh motopompat me lumin, poshtë urës. Tamam kur doja ta pyes më gjatë për motopompat. Më afrohet një katundar tjetër, Pal Dobrozi e quajnë. Është nga Mërsina.
“CÇfarë motopompash, zotëri. Unë jam djegur disa herë në shpresë të këtyre dreq motopompash. Disa vjet me rradhë kam mbjellë misër e bostan, të pesë hektarët e mij. Prit ujët e kanaleve, e ujë s’ka. Shtrenjtë, shumë shtrenjtë më shkoi. E bostani m’u tha për nji pikë ujë. M’u dogj e nuk e mblodha dot. Luftë me shoqatat. Ku janë. I hangërt dreqi, bashkë me Bankën Botërore. Dhe lekët për të blerë vetë një motopompë, kurrë nuk kam me i pas. Kështu do desim, fukarenj…”
Ky është një monolog përçart, në jerm. Këtu të gjithë katundarët, prej vitesh, bëjnë Hamletin. Nuk kanë më besim tek askush. Më në fund, edhe mua më shohin me dyshim. Bërtasin e bërtasin e pastaj ikin, me fjalë të pashpresa.
“Thuaji ku të duash hallet tona. Sikur murit. Zgjidh gjë? Kanë ardhur plot si ti, zotëri. Aq sa na duket sikur vijnë vetëm për të mbledhur ankimet, shënojnë dhe emrat tanë nëpër blloqe dhe nji zot e di se ku na defterosin. Ky vend ka shumë spiuj, o zotëri…”
Vizatim pas pune
Nata më ze në Fushë Krujë, në një kafe me drita të zbehta. Pas pak më duhet të marr një furgon për t’u kthyer në Tiranë. Bajram Karaj, drejtori i drejtorisë së ujrave në Bashkinë e Fush Krujës, ka porositur tre kafe. Një për mua, një për Gasprin dhe tjetrën për vehte.
“A mund të më thuash kush i fiton zgjedhjet kësaj radhe?” - pyet.
“Jo, i përgjigjem, nuk mund ta parashikoj. Di të them se ka shumë mundësi që në duelin e ri, mes fituesve dhe humbësve, humbësit do të jemi përsëri ne.”
“Në c’kuptim, humbës. Cilët ne…”
“Ne pra, taksapaguesit e mëdhenj. Domethënë ti, këtu në Fush Krujën tënde dhe unë atje, në Tiranën time. Gjërat janë bërë njëlloj kudo.”
“Të porosis tre raki? Dhe flasim…”
Unë u çova, duke refuzuar jo më shumë rakinë, se sa zhytjen në llumin e bisedave për politikën.
“Më siguro një çadër, të lutem. Jashtë bie shi. Hajt, natën e mir녔
“Natën e mir녔
Gjysëm ore më vonë, unë u rrasa në një furgon, bashkë me tre-katër qingja, që i zoti po i çonte në një thertore në Tiranë. Me të zotin e qingjave, ishte edhe një djalë i vogël, rreth 12 vjeç. Në gjysëm errësirën e furgonit, ai pushtonte me radhë kokat e bardha të kafshëve të urta. Dhe, qante pa zë. Qau, derisa mbërritëm tek Zogu i Zi. Nuk i pashë më. Tirana e dritave i përpiu në thellësi të unazës.