Jovannoti rikthehet pas tre vjetësh
02/05/2005 Pas tre vjetësh mungesë kantautori italian Jovanotti rikthehet për publikun me një album të ri. Një bashkëpunim midis Lorenzo dhe Stefano Fontana, "Buon Sangue", pritet të prezantohem të 13 maj. Alex Neri dhe Canova janë vetëm dy nga emrat e njohur të muzikës italiane që do të promovojnë artistik. Megjithëse ka shumë tension, si pasojë edhe mungesës së tij tre vjeçare, Jovannoti premton se do të kthehet me një muzikë të re. Jovanotti tashmë do të jetë mes elementëve funk, elekronikës, muziës rock. Pra një iks i gjallë por origjinal. Tani në moshën 40 vjeçare Jovannoti bën bilancin e jetës së tij, dhe pohon se do të përqendrohet më shumë në nismat në ndihmë të popujve të botës së tretë, dhe për të realizuar këtë do të përdorë muzikën e tij. Në këtë album duket se kantautori italian ka pasur më shumë për zemër të japë jetën e tij, përdigjet që ka gjetur, kohën, punën, dëshirat dhe ëndrrat, shëndetin dhe jetën sentimentale. Çdo gjë. Një album i ri dhe origjinal, kështu është vlerësuar nga producentët e tij, të cilët gjithashtu nuk ka hezituar të jeni optimistë për suksesin e tij.