Refleksionet e njëvjeçarëve
02/05/2005 Opinione të ndryshme mes të sapofuturve në “Klubin Perëndimor”
Ndërkohë që GDP në Europën Perëndimore në përgjithësi do të bjerë në 2 përqind në vit, Komisioni Ekonomik për Europën i BE tha se ekonomitë e Tetëshes së BE – Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Sllovake dhe Sllovenia – parashikohet të rriten me 4.6 përqind
“Të ardhurat e disponueshme për mua nuk janë rritur asnjë qindarkë, ndërkohë që shumë produkte tashmë kushtojnë më shumë”, thotë një student lituanez i mjekësisë. “Nuk është se prisja ndryshime të mira e të menjëhershme, por sot më duket se një jetë më e mirë është ende shumë larg”
Nga mëngjesi e deri në mbrëmje, Frantisek Danihel shkon e vjen me ferribotën e tij përgjatë lumit Morava, i cili lidh ato, që vetëm një vit më parë ishin dy botë të ndryshme – Bashkimin Europian dhe aspirantët për t’u bërë anëtarë të tij.
Formalisht, barrierat u zhdukën në 1 Maj 2004, kur Sllovakia dhe nëntë vende të tjera, shumica ish komuniste, u bashkuan me atë që prej kohësh e kishin parë si një klub ekskluzivisht Perëndimor. Megjithatë, mendimet janë të përziera mes anëtarëve të rinj, në lidhje me faktin se sa shumë kanë fituar ata nga anëtarësimi dhe çfarë presin për të ardhmen.
Danihel thotë se ndihet sërish si i huaj, ndonëse Austria është vetëm gjysmë kilometri larg, në anën tjetër të ujërave ngjyrë kafë të Moravës. Telat me gjemba dhe rojet kufitare me fytyra të zymta që ndanin dy vendet, janë tashmë pjesë e të kaluarës, por në rrugën e tij ka tashmë pengesa më pak të drejtpërdrejta.
“Rrallë shkoj në Austri”, thotë 60-vjeçari flokëthinjur, që ka pilotuar ferribotën gjatë tre viteve të fundit. “ǒtë shkoj? Për të parë sa shumë më mirë janë ata?”
Ndërkohë, të tjerë në vendet e reja anëtare të BE janë duke përfituar nga mundësitë. “Estonia është tashmë pjesë e një tregu të hapur”, thotë biznesmeni estonian i programeve kompjuterikë, Villem Alango. “Sigurisht, tashmë kemi më shumë shanse për biznes, pasi ka më pak burokraci të drejtpërdrejtë”.
Rrugët në Austri, e cila kufizohet me ish satelitë sovjetikë si Sllovakia, Republika Çeke dhe Hungaria, janë të mbushura me pushues, të hipur në BMËËËË dhe Mercedezë të modeleve të fundit, në kërkim të Europësa së re e pa kufij.
Ndërkohë që vazhdojnë të jenë më të ulëta se pagat e larta të Austrisë, Gjermanisë e vendeve të tjerë më të stabilizuar të BE, rrogat në anëtarët e rinj ish komunistë të BE janë duke u rritur. Një menaxher që punon për një kompani të huaj, mund të fitojë 4500 dollarë në muaj.
Dhe ekonomitë janë duke shpërthyer në vendet e reja të bE. Një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar këtë vit, thoshte se “Tetëshja e BE” – vendet europiano lindore që u pranuan në 1 maj të vitit të kaluar – do të vazhdojnë të kenë një performancë më të mirë se 15 vendet që përbënin BE e vjetër.
Ndërkohë që GDP në Europën perëndimore në përgjithësi do të bjerë në 2 përqind në vit, Komisioni Ekonomik për Europën i BE, tha se ekonomitë e Tetëshes së BE – Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Sllovake dhe Sllovenia – parashikohet të rriten me 4.6 përqind. Veç këtyre vendeve, edhe Qipro e Malta hynë në BE vitin e kaluar.
Treg i hapur
I rrethuar nga vreshtat piktoreskë në qytetin çek të Mikulovës, Peter Marcincak, i gëzohet fundit të pengesave të tregut, të cilat e bënin “thuajse të pamundur të eksportonim verërat tona drejt vendeve të BE, përpara se edhe në të bëheshim anëtarë. Tani, tregu për ne është i hapur dhe pres që situata të përmirësohet”, thotë prodhuesi i verërave, i cili aktualisht eksporton 25 përqind të verërave më të mira drejt Spanjës, Francës dhe Holandës.
Tekniku slloven i kondicionerëve, Denis Kuzhma thotë se anëtarësia në BE i ka reduktuar shumë telashet administrative.
“Përpara anëtarësimit të Sllovenisë në BE, kishim shumë dokumenta që na duheshin për administratën e doganave”, thotë Kuzhma. “Tani është shumë e thjeshtë. Nuk duhet thuajse asgjë”.
Por kjo është vetëm një pjesë e Europës së re. Edhe të rinjtë, të cilët kanë kohë të presin për premtimet e një jete më të mirë, janë të mërzitur me realitetin e tanishëm. “Të ardhurat e disponueshme për mua nuk janë rritur asnjë qindarkë, ndërkohë që shumë produkte tashmë kushtojnë më shumë”, thotë një student lituanez i mjekësisë. “Nuk është se prisja ndryshime të mira e të menjëhershme, por sot më duket se një jetë më e mirë, është ende shumë larg”.
Më keq janë ata miliona banorë të vendeve ish komuniste që jetojnë në fshatra larg qyteteve të mëdhenj.
Qoftë në Sllovaki, qoftë në Poloni, Republikën Çeke apo vendet balltike, më të prapambetur janë komunitetet që ndodhen më në lindje, më larg se sa vendet e përparuar të Bashkimit të dikurshëm Europian. Atje, karrocat me kuaj janë ende të zakonshme, ashtu si edhe ndërtesat dhe mbetjet e epokës së kaluar.
Madje edhe në një fshat si Zahorska Ves, një komunitet me 1608 banorë në fshatin më perëndimor të Sllovakisë, jeta është shumë e vështirë, me rroga që të kujtojnë lindjen komuniste.
Danihel, drejtuesi i ferribotit, fiton afro 12 000 korona në muaj, ose diçka më pak se 400 dollarë. Buka kushton 7 cent një fetë, por ndërkohë një gallon benzinë kushton 4.6 dollarë dhe një gjysmë kile mish derri kushton 2.2 dollarë. Mallrat e luksit janë tërësisht të paarritshme – një BMëëëëëë e vogël sedan kushton 35 970 dollarë në Bratislavë, kryeqytetin sllovak.
“Të gjithë menduan se pasi të hynim në BE, do të kishim një jetë më të mirë. Por është përkeqësuar”, thotë Danihel. “Unë nuk do të jetoj dot aq gjatë sa ta shijoj”.