E Hënë, 2 Nëntor 2026

Natalie Portman, muza e Goya

02/05/2005  Me të përfunduar së qeni vajza sensuale Alice në filmin "Closer", Natalie Portman është shndërruar në Alicia, muza e re piktorit Francisco Goya në "Fantazmat e Goya" të Milos Forman. Ende nuk dihet kush do të interpretojë Goya. Përflitet shumë se në këtë film do të jetë Javier Bardem, që aktualisht është i zënë në interpretimin e filmit "Të vrasësh Pablon", në rolin e terroristit kolumbian Pablo Escobar. Regjisori Forman rikthehet kështu për të realizuar një tjetër film pas atij të shumëvlerësuar me çmime Oscar "Amadeus" në vitin 1984 dhe "Valmont" më 1989. Skenari i filmit të tij të ri, që do të jetë një bashkëpunim me Jean-Claude Carriere, "Fantazmat e Goya" do të vendoset në Spanjën e vitit 1792, në periudhën më të suksesshme të artistit. Filmi do të tregojë skandalin në të cilin përfshihet muza e tij Alicia, e akuzuar për herezi nga një prift i Inkuizicionit spanjoll. Bardem do të interpretojë rolin e priftit, ndërsa Portman do të ketë një dol të dyfishtë, atë të Alicias dhe nënës së saj. Me këtë film të gjithë kritikët janë të bindur se Portman do të ecë e sigurtë drejt suksesit. Vetëm 24 vjeç aktorja ka kandiduar disa herë për Oscar dhe ka fituar “Golden Globe” si aktorja më e mirë joprotagoniste për "Closer". Por impenjimet e aktores izraeliane nuk mbarojnë këtu. Ajo gjithashtu po përgatitet për filmin tjetër të regjisorit Richard Linklater, "The Smoker", ku do të luajë në krah të Owen Wilson.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›