E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rikthehet në skenë Marina Rei

02/05/2005  Dy vjet pune, një fëmijë dhe disku "Godit"

Para pak ditësh ka dalë albumi i ri Marina Reit, "Goditmë". Përgatitja e albumit të saj të ri i ka kërkuar shumë mund, pasi Marina do t’i bëjë gjërat për së mbari, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe i është dashur t’i kushtojë më pak kohë familjes së saj. Tashmë e krijuar, dhe me një anëtar të ri, djalin e saj Nico, që i ka risjellë Marinës një univers të ri muzikor, parë nga një këndvështrim të ri.

Ka elementë të rinj që ju keni dashur t’i përfshini në këtë album, krahasuar me punimet e mëparshme?

Detaje konkrete, nuk besoj. Me siguri që është një album për të cilin kemi punuar shumë, janë pothuajse dy vjet e gjysmë punë. Janë bërë shumë kërkime për të gjetur tingujt përfundimtarë, për të gjetur harmoninë e tyre si dhe për të bashkuar atmosferën elektronike me tingujt akustikë. Objektivi ishte të krijonin dhe të sillnim te publiku një album origjinal.

Si do t’i konsideroni bashkëpunimet e tua me Cristiano Godano, Marlene Kuntz dhe Francesco di Bella?

Çdo bashkëpunim ka lindur mbi një bazë të qetë dhe natyrale. Për të realizuar "Goditmë" kishim provuar vetëm një melodi, vetëm një pjesë të thjeshtë. Duke e dëgjuar më pas nisa të ndjeja nevojën për të lënë një gjurmë më të thellë dhe mendova për Cristianon, si dhe mënyrën e tij të të shkruarit. Me Francescon ishte një bashkëpunim ndryshe. Pjesët kishin përfunduar, ishin shkruar. Për të mendova për një duet.

Duket sikur tani jeni më e ndërgjegjshme dhe më e qetë për gjërat që ke ndërmarrë dhe po bën. Jeni më pak e nxehur. Është e vërtetë kjo?

Sigurisht që me kalimin e viteve edhe njerëzit bëhen më te pjekur, më të mençur, edhe papërgjeshmëria e rinisë venitet. Unë zgjodha një rrugë që të më përfshinte të tërën, të më ndryshonte rrënjësisht, dhe më pas të kisha mundësi të shihja veten ku dhe si.

Po fakti që jeni bërë nënë ndikon në zgjedhjet e tua?

Sigurisht që po. Zgjedhjet ndryshojnë ashtu si edhe prioritetet që vendos të kesh në jetë.

Kompania “Subsonica” ka deklaruar se “personat që jetojnë në Torino ndeshin në mijëra vështirësi ekonomike. Edhe cd janë të shtrenjta. Por na pëlqen kjo muzikë dhe nuk do të kundërshtojmë ta blejmë”. Ju çfarë mendimi keni?

Jam dakord, edhe pse të jesh kundër nuk ka kuptim, pasi shumë herë ndeshemi në piraterinë që i bëhet muzikës. Jam e mendimit që të gjithëve t’u jepet mundësia t’i lejojnë vetes të dëgjojnë muzikë, dhe kur kjo është muzika jote, aq më mirë.

Vitet e fundit, si kurrë më parë, është vënë re tendenca e rizbulimit dhe rivlerësimit të së shkuarës. Nga kinemaja deri te muzika, në të gjitha format e artit. Sipas teje pse po ndodh kjo? Mos vallë është një krizë në krijimtari?

Tani është e vështirë të prodhosh gjëra që nuk janë të shtrenjta, pasi vitet e fundit janë krijuar gjëra shumë të bukura. Ndaj ka nevojë shumë kurajo dhe të rrezikosh. Ai që e bën përballet më pas me mediat.

Zakonisht ajo që ti këndon më shpesh është dashuria në të gjitha asketet e saj. Pse?

Në "Goditmë" gjenden argumente të ndryshme, dhe jo vetëm dashuri. Lidhur me pyetjen, besoj se dashuria është një nevojë e përgjithshme, është arsyeja pse njerëzit qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe që i bashkon ata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›