J. Lo në gjurmët e Banderas
02/05/2005 Për të paktën një herë nuk do të intervistohet, por do të jetë në anën tjetër të barrikadës, atë të gazetarit. Ky do të jetë roli i Jennifer Lopez në filmin "Bordertown". Një gazetare e kronikës, që do të hetojë një seri vrasjesh të mistershme që kanë ndodhur brenda një ferme amerikane. Ndërsa roli i të keqit do të jetë për Antonio Banderas. Regjisor i filmit do të jetë Gregory Nava, dhe xhirime janë bërë në kufi me Meksikën. Në fakt, regjisorin Gregory Nava ka pasur edhe më parë mundësi të bashkëpunojë me të dy artistët, në filmin "Selena" me Jennifer Lopez dhe në filmin "Zapata" me Antonio Banderas. Ylli i popit latin ka vendosur t’i rikthehet ekranit të madh, ndoshta me shumë sukses. Sipas të dhënave të fundit albumi i saj i fundit nuk ka pasur atë sukses nga sa mendohej fillimisht.
Albumi i saj, i titulluar “Ringjallja”, që ishte një bashkëpunim me kolegun e saj Marc Anthony, përfaqësonte me të vërtetë një ringjallje të këngëtares. Por në realitet albumi është zhgënjyes. Ndërkohë që për aktorin Banderas tashmë pritet të dalë filmi "Legjenda e Zorros", ku Banderas, për të dytën herë është në krah të Catherine Zeta Jones, dhe në rolin e heroi të maskuar Diego de La Vega. Gjithashtu së shpejti pritet të shfaqet edhe filmi vizatimor "Shrek 3", në të cilin Banderas do t’i japë jetë Maçokut me çizme, në këtë film do të marrë pjesë edhe ylli i muzikës pop Madonna.