E Shtunë, 31 Tetor 2026

'> Shpërthimi ne Mitrovicë, një i vdekur

Një person ka ndërruar jetë dhe 11 kane mbetur te plagosur nga shpërthimi në veri të Mitrovicës, në kohën kur rreth një mijë serbë po protestonin kundër hapjes së Zyrës për Regjistrim Civil në Lagjen e Boshnjakëve, qe synonte te shpërndante dokumente identiteti. Viktima është mjeku Mensur Xhekovic, i etnitetit boshnjak, banor i lagjes ku ndodhi ngjarja. Aktualisht situata është qetësuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për shpërthimin dhe te shtënat me arme zjarri qe pasuan atë, rreth orës 10 te mëngjesit te ditës se sotme. Mes te plagosurve janë pese gra dhe gjashte burra, te gjithë serbe, raportojnë mediet vendase. Kane ardhur menjëherë edhe reagimet e para politike. Duke folur gjate mbledhjes se qeverise, ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, ish-kryetar i komunës se Mitrovicës, e ka dënuar ngjarjen, ka kërkuar menjëherë zbardhjen e saj dhe vënien e autoreve para drejtësisë. Ndërsa presidenti serb Tadic e ka cilësuar shpërthimin vdekjeprurës një provokim, drejtuar paqes dhe Serbisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›