'> Servet Pëllumbi vizite Dritero Agollit
Servet Pëllumbi dhe Dritero Agolli, dy bashkëthemelues te vjetër te Partisë Socialiste kane shfrytëzuar orët e paradites qe ne shtëpinë e këtij te fundit te pine një kafe e te bashkëbisedojnë, jo vetëm për shëndetin qe gëzojnë ne këtë moshe, por sigurisht dhe për situatën politike, apo aksionin qe strukturat aktive te selisë rozë po ndjekin ne këtë periudhe. Disa nga këto momente Servet Pëllumbi i ka ndare me median, teksa deklaroi se te dy forcat kryesore politike, po e zvarrisin qëllimshëm zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Eksperienca e tij si kryetar i kuvendit gjate mandatit te dyte te socialisteve, e bën qe mosmiratimin e ligjeve me shumice te cilësuar Pëllumbi ta lexoje ne këtë mënyrë. Sa i përket votës për ligjet e tjera, Pëllumbi tha se është përgjegjësi e mazhorances për te votuar ligje. Ndërsa opozita Ben oponencën ofron ide, ne përpjekje për t 'u pranuar nga shumica qe i harton ato.