Integrimi pjese e planit te veprimit dhe shoqeria civile

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe të Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë do të jenë pjesë e grupeve të punës që nisën sot rishikimin e planit të veprimit për 12 kriteret e Bashkimit Europian. Pa plotësimin e tyre Shqipëria nuk mund të marrë statusin e vendit kandidat
Një sërë ligjesh me 3/5 janë miratuar dhe krerët e institucioneve kushtetuese gjithashtu të bllokuara prej ngërçit politik të gjatë tashmë janë emëruar.
“12 kriteret duhet të plotësohen deri në pranverë. Nëse detyrat e shtëpisë të mbartura nga nëntori i 2010-ës plotësohen, sipas marrëveshjes politike deri në mars, Shqipëria do të jetë gati jo vetëm për statusin, por dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim” - theksoi ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
Komisioni i Integrimit, i kryesuar nga opozita në parlament, do të ketë rol kryesor në proces, siç palët kanë rënë dakort. Një draft i plan-veprimit të rishikuar do të depozitohet në komision me fillimin e sesionit parlamentar, javën e tretë të janarit, ndërsa në Komisionin Europian, plani i veprimit do të dorëzohet në fund të shkurtit ose në fillim të marsit, kësaj herë parashtrimi për kriteret shoqërohet dhe me një risi pasi do tw shoqërohet me koston financiare.