Meta-Milloshovski: Prioritet, korridori i tetë
Shkup
Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës në Shkup me homologun e tij maqedonas, Antonio Milloshovski, theksoi se Tirana zyrtare mezi pret anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe hapjen e negociatave me BE. “Qëllimi ynë është që këto marrëdhënie dypalëshe politike, t’i shndërrojmë në marrëdhënie efi kase ekonomike, tregtare dhe energjetike. Në këtë kontekst, prioriteti ynë i rëndësishëm është korridori i tetë, të cilit duhet t’i përkushtohen seriozisht dhe ta përfundojmë”, tha Milloshovski. Gjatë takimit me Presidentin Georgi Ivanov, zv/kryeministri Meta vlerësoi vendimet e Maqedonisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për zgjidhjen e çështjes së kufi rit me të.
#