E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani-Flamurtari, “përplasje” kampionësh

Elbasani ka rastin më të mirë për të treguar se ende është skuadra kampioneve e Shqipërisë, kur të përballet me Flamurtarin, një tjetër ekip kampion por i Kategorisë së Parë gjatë sezonit të kaluar.
Humbja shokuese 3-0 në javë e dytë me Shkumbinin në Peqin, pas atij barazizmi befasues të javës së parë kundër Tiranës (2-2), përbën një motiv me shumë për ekipin e presidentit Arben Laze për të siguruar tripiëshin e parë kundrejt një Flamurtari që dërmoi Apoloninë 4-0 një javë më parë.
Ajo që e bën edhe më intriguese takimin midis tyre, është një fakt statistikor: të dyja ekipet kanë nga 44 fitore seicila në 112 përballjet historike, teksa 26 prej tyre janë mbyllyr në barazim, i fundit 1-1, më 1 nëntor 2003.
Elbasani ndodhet në momentet më të vështira, ku në rast dështimi me Flamurtarin e një tekniku "dhelpër" si Agim Canaj, mund ta shohë veten në fundin e tabelës, cka do të ishte turpi më i madh për transformimin e shëmtuar të ekipit kampion prej të cilit janë larguar 7 lojtarë kampionë të sezonit 2005-2006.
BILANCI MIDIS DY EKIPEVE
112 ndeshje: 44 fitore Elbasani, 26 barazime, 44 fitore Flamurtari. Golat: 126-133

Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›