007 e Vatikanit kundër spiunëve të Lindjes
26/10/2009 Intriga mbi arkivin e Atë Robert A. Graham nisën në një përgënjeshtrim të thatë e të pazakontë të “Papës së zi”, gjenerali i jezuitëve, Adolfo Nicolas. Për herë të parë pas një shekulli e gjysmë histori, observatori roman mori një korrigjim nga jezuitët. Në të vërtetë, është vetë arkivi i fshehtë i Vatikanit që i ka kërkuar shoqatës së Jezuitit që të mbajë të kyçura letrat e Graham-it deri në një tjetër urdhër. Kjo çështje po i mban prej muajsh pezull pallatet e shenjtë: çfarë mbajnë brenda më shumë se 20 kutitë të arkivit personal të jezuitit kalifornian që ruhen në nëntokën e administratës së shoqatës së jezuitit, dy hapa larg Sheshit të Shën Pjetrit? Por mbi të gjitha, cila ishte detyra e vërtetë që Pali VI dhe Gjon Pali II i kishin besuar Atë Grahamit? Një historian i thjeshtë, apo më shumë një gjahtar i palodhur spiunësh? Dhe në arkivin e tij, a ka dokumente që do të mund të pengonin shenjtërimin e Eugenio Pacelit apo Karol Vojtilës?
Për të kuptuar të gjithë historinë duhet të bëhet një hap pas. Liqeni i Gjenevës, vjeshtë e 1959. Një djalosh elegant pak më shumë se 30 vjeç ngrihet në këmbë dhe përshëndet një burrë më të madh në moshë, pa flokë që shkon drejt tij me hap të sigurt. Fjalët e para janë në italisht, edhe pse i riu ka një theks prej të huaji. Më pas bashkëbisedimi vazhdon në frëngjisht. Të dy ulen në një sallë të rezervuar të një hoteli me liqen, flasin për shkëmbime kulturore. Askush nuk ka dyshime mbi identitetin e vërtetë të tyre.
Janë të dy të veshur me kostume, por i riu është në të vërtetë një zyrtar i shërbimeve të fshehtë rumunë, Ion Mihail Pacepa, zëvendësdrejtor i misionit diplomatik në Gjermaninë Perëndimore. Tjetri është një “protokollier” i sekretarisë së shtetit, që sapo ka marrë detyrën për tu marrë me çështjet e Evropës Lindore: quhet Agostino Casaroli.
Bien dakord që të lejojnë një grup të vogël seminaristësh rumunë që të hyjnë në bibliotekën e arkivit të Vatikanit për të bërë disa kërkime historike. Megjithatë, të dy kanë objektiva të tjerë. Monsinjori synon që të mbajë të hapur një kanal diplomatik me Rumaninë, aty ku regjimi i Gheorghiu-Dej sapo ka dënuar me punë të detyruar shumë priftërinj, bashkë me një peshkop, Augustin Pacha. Ndërsa zyrtari rumun ka marrë detyrën nga KGB-ja në Moskë për të kryer operacionin “Seat 12”, për të infiltruar agjentë sekretë në Vatikan.
Berlin, dimër 1963. Në Freie Volksbühne del në skenë vikari Rolf Hochhuth, i cili akuzon Pion XII se ka heshtur si dhe për bashkëpunim me nazizmin. Lind kështu “legjenda e zezë” për Pacellin, “Papa i Hitlerit”. Tridhjetë vjet më vonë do të jetë po ai gjeneral, Pacepa, i arratisur në Shtetet e Bashkuara, i cili ka zbuluar se një prej objektivave kryesorë të operacionit “Seat 12” ishte që të izolohej Selia e Shenjtë përmes një fushate të fuqishme kundërpapnore.
Qyteti i Vatikanit, pranverë 1964. Pas këmbënguljeve të komuniteteve hebraikë dhe opinionit publik ndërkombëtar, Pali VI thërret në Romë katër jezuitë për të hedhur dritë mbi aktivitetet e Selisë së Shenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Janë në italian Angelo Martini, një francez Pierre Blet, një gjerman Burkhart Schneider dhe një amerikan Robert Graham, ekspert i historisë diplomatike dhe redaktor i revistës amerikane të jezuitëve në Nju Jork. Graham transferohet në Romë në vitin 1966, pranë selisë së qytetërimit katolik. Do të qëndrojë aty për tridhjetë vjet, duke grumbulluar në dhomën e tij, deri në tavan, një sasi shumë të madhe letrash, takimesh të hedhura në makinë shkrimi, copëza artikujsh të shkruara me dorë, fashikuj, copëza gazetash. Në një dosje ka vendosur dossier-at kryesorë. Në një axhendë ka shkruar për takime, adresa e numra telefoni ministrash, ambasadorësh, të ngarkuarish me punë, agjentësh të shërbimeve të fshehtë të të gjithë botës. Nëse shfleton faqet të shfaqen i ngarkuari me punë i SHBA, Harold Tiltman, dhe ai jugosllav Costa Zoukitch. Ndodhen telefoni personal i ish-zëvendës drejtorit të CIA-s, Vernon Walters, dhe adresa e këshilltarit për sigurinë kombëtare, Robert Gates. Por janë edhe kontaktet e kolonelit polak, Ryszard Kuklinski, krahu i djathtë i gjeneralit Jaruzelski, i arratisur në Kanada dhe numri i gjeneralit rumun, Pacepa.
Janë inicialet dhe adresa e të ngarkuarit nga Rajhu për të interceptuar dhe deshifruar telegramet e Vatikanit në vitet 40, dhe telefoni i Antonio Call, një karabinier antifashist mik personal i monsinjor Hugh OFlaherty, “aguliçja” e Selisë së Shenjtë.
Një rrjet vërtetë i pazakontë kontaktesh për një studiues të thjeshtë të Luftës së Dytë Botërore. “Graham ishte një historian, serioz dhe rigoroz”, rrëfen kolegu i tij Andrea Riccardi që e ka njohur personalisht, “por një historian tipik amerikan, që kish shijen e investigimit dhe zbulimit”. Për 15 vite, deri në 1981, Graham bashkëpunon me tre sivëllezërit për botimin e veprës monumentale të akteve dhe dokumenteve të selisë së Shenjtë që kanë lidhje me Luftën e Dytë Botërore, gjithsej 11 vëllime. Ka të drejtë hyrje të lirë në bunkerin e arkivit të fshehtë të Vatikanit me autorizimin për të ekzaminuar deri dosjet top-sekret, të pakataloguara.
Por mund të ngjitet kur të dojë edhe në shtëpizën e tretë të Raffaelos, për të konsultuar arkivin e sekretarisë së shtetit. Jezuiti gjen, kopjon, katalogon: lexon katër gjuhë dhe kur nuk kupton ia përkthejnë. Ishte tek ne thuajse përditë dhe kur mundej kalonte nga zyra ime për të përshëndetur dhe biseduar”, kujton kardinali Achille Silvestrini, në punë në sekretarinë e shtetit deri në 1988. “Graham nuk kish asnjë detyrë kundërspiunazhi nga Vatikani”, saktëson drejtori i sallës së shtypit në Vatikan, atë Federico Lombardi. Megjithatë, mbetet e vështirë të besohet që një fetar i thjeshtë të ketë gëzuar për 30 vite një liri të tillë lëvizjeje në sallat më të fshehta dhe të palejueshme të Pallatit apostolik pa në mandat të veçantë nga Pali VI apo gjon Pali II.
Me një memorie të jashtëzakonshme, karakter ekstrovers dhe rinor, jezuiti udhëton në SHBA, Britani, Gjermani, Francë, Rusi me mbështetjen e Urdhrit të fuqishëm të Kavalierëve të Kolombos: takon njerëz, konsulton arkiva, fotokopjon dokumente që tashmë ndodhen në kutitë e tij. Por më shumë se James Bondit, atë Graham i ngjan Gulielmit të Bakersville, françeskani investigator që është protagonist i Emrit të Trëndafilit të Umberto Ecos. Ashtu si atë Gulielmi shtie në dorë kopjen e fundit të librit të Aristotelit në arkivin e Abacisë, edhe atë Graham gjen një dorëshkrim shumë të rëndësishëm në arkivin e fshehtë të Vatikanit: draftin e enciklikës Humani Generis Unitas kundër racizmit, nazizmit dhe antisemitizmit që Piu XI nuk arriti ta botojë në 1939 dhe pasardhësi i tij, Piu XII nuk donte ta bënte sikur ish e tija. E ashtuquajtura enciklikë e fshehur mbi të cilën historiografia kundër Pacellit ka notuar prej vitesh.
Falë letrave të mbledhura nga Graham dhe ditarit të monsinjor Tardinit, kuptohet përse “ideja për nxjerrjen e një dokumenti të çështjeve racore do ti dukej Papës kundërprodhuese”, të nesërmen e shpalljes së ligjeve racore fashiste, shpjegon historiani Giovanni Sale.
Por Grahami i palodhur nuk merrej vetëm me dokumente zyrtarë. Guilelmi jezuit i Baskerville iu dedikua me sukses gjurmimit të spiunëve nazistë të infiltruar në Vatikan gjatë Luftës së Dytë Botërore. I çjerr kështu maskën rrjetit të agjentëve që në vitet 40 kishin në krye kolonelin e SS, Herbet Kappler, kreu i Gestapos në Romë, përgjegjës për masakrën e Fosse Ardeatine, protagonist i një arratie rokamboleske nga spitali i Celios.
Në listët e Graham figurojnë Georg Elling, një ish murg i atashuar pranë ambasadës gjermane në Vatikan; Gabriel Ascher (hebre i konvertuar në agjent të Gestapos), që punonte si zëdhënës shtypi të të famshmit jezuit antinazist Friedrich Muckermann dhe ishte korrespondent në Vatikan për gazetën e Bazilesë; konti Alfred von Kageneck, i pranishëm shumë në artikujt eklesiastikë të kryeqytetit; Giulio Castelli, drejtor i shërbimit të Vatikanit Korrespondenca”, që dyshohet se ka qenë agjenti Vmi 6852 i shërbimeve të fshehta gjermane; dhe në fund një “dukë” misterioz italian, frekuentues i qarqeve të golfit dhe një njeri që kish nevojë për para, e që kish informacione shumë të mira nga Pallati apostolik.
Puna e Graham nuk ndalet tek gjermania e Hitlerit: duke nisur nga vitet 70 vendos në lenten e tij edhe Evropën Lindore. “Pacelli dhe nazizmi përbënin vetëm një pjesë të punës së kryer nga Graham; pjesa tjetër i përkiste Luftës së Ftohtë dhe infiltrimit të spiunëve komunistë në Vatikan”, zbulon relatuesi i kauzës së shenjtërimit të Piut XII, atë Peter Gumpel, një mik i besuar i Graham. Ishin dy anë të së njëjtës medalje përderisa spiunët e Lindjes infiltronin në pallatet e shenjtë për të mbledhur informacione të dobishme që do të përdoreshin në propagandën kundër Papës.
Por, në dallim nga studimet për Piun XII dhe Luftën e Dytë, vetëm një pjesë e vogël e hetimeve të jezuitëve mbi spiunët e komunistë bëhej e ditur në artikujt e qytetërimit katolik. “Pjesa tjetër ishin objekt i raporteve që ai dërgonte në sekretarinë e shtetit”, rrëfen Gumpel. Relacione të ngjashëm mbi spiunët e Vatikanit gjenden edhe sot në sekretarinë e shtetit me firmën e një tjetër jezuiti , atë Fiorello Cavalli. Pikësëpari Graham nxjerr në dritë çështjen e Alexander Kurtna, një ish-seminarist me origjinë estoneze i ardhur në Romë në 1936 si student pranë institutit papnor Russicum. Në të vërtetë Kurtna është një agjent i shërbimeve sovjetikë që infiltrohet në arkivin dhe bibliotekën ë Vatikanit, pranohet në Kongregacionin për Kishat lindore për të kaluar më pas në Zyrën e Informacionit në Vatikan dhe në Radio Vatikanin. Duke ndjekur agjentin Kurtna, vëmendja e Graham përqendrohet në seminaristët e Evropës Lindore në Romë, portë hyrje në Vatikan për shumë spiunë të ardhur nga lindja.
Përveç Russicum, Graham vendos nën vëzhgim edhe kolegjin bohem të Papatit: në vitin 1965 emërohet Frantisek Kuncik, i cili në të vërtetë është një agjent i Stb, shërbimi i fshehtë çekosllovak, me detyrën për të kontrolluar kardinalin Josef Beran, arkipeshkv i Pragës. Të njëjtët shërbime i afrohen edhe Jaroslav Fojtl, një tjetër prift çekosllovak, për ta vënë në grackë dhe detyruar të bashkëpunojë.
Edhe jezuitët janë viktimë e tentativave për infiltrim të agjentëve lindorë. Një prej këtyre sapo ka hyrë dhe, para se të zhduket fare, arrin madje që të marrë votat e përkohshme. Prandaj Graham sheh me kujdes edhe vetë Shoqatën e tij. Vitet 70 dhe 80 shënojnë një garë të vërtetë të vendeve komunistë për të okupuar hapësirat si dhe për të bërë të tyret burime të brendshëm.
Bie viktimë vetë sekretari i shtetit, Agostino Casaroli, i cili i kërkon ndihmë Ministrisë së Brendshme për të bonifikuar apartamentin dhe gjen aty një mikrofon të fshehur në një statujë të Madonës. Ofensiva më e ashpër kundër Vatikanit mbërrin nga Gjermania. E drejton “njeriu pa fytyrë”, kreu i fuqishëm i STASI-t, Markus Wolf. Në rrjetin e shërbimeve të fshehtë të RDGJ-së kanë përfunduar Sekretari i Përgjithshëm i konferencës episkopale të Berlinit, Paul Dissemond, një murg benediktin, Eugen Brammertz, si dhe një gazetar i agjencisë katolike të shtypit në Gjermani, Alfons Waschbuesch. Sipas John Koehler, autor i “Spiunë në Vatikan”, Ostpolitika e Selisë së Shenjtë është përdorur si një kalë troje nga regjimet e lindjes për të hyrë në Vatikan. E megjithatë, një grup i ngjashëm spiunësh dhe informatorësh nuk arrijnë në 1978 që të parashikojnë zgjedhjen e Vojtilës.
Shërbimet e fshehta polake janë të detyruar kështu në një garë kundër kohës për të rekrutuar informatorë dhe bashkëpunëtorë në Romë, mes të cilëve agjenti dominik, apo Konrad Hejmo, përgjegjës i zyrës së pritjes së pelegrinëve polakë, i akuzuar se ka qenë i rekrutuar nga SB e Varshavës. Vatikani kundërsulmon, duke marrë lajme nga informatorët e tij, sidomos ish-agjentë të shërbimeve të fshehtë që kanë dezertuar, si polaku Kuklinski dhe rumuni Pacepa. Pas 13 majit 1981, vëmendja e Graham përqendrohet tek atentati kundër Gjon Palit II. Jezuiti takon disa herë gjeneralin Walters, ish-zëvendës drejtor i CIA-s, katolik, i cili mes viteve 1981 dhe 1988 pritet plot shtatë herë nga Papa.
Cila ishte opinioni i Graham mbi atentatin ndaj gjon Palit II? Përgjigja ndodhet në dosjet që ruhen në arkivin e jezuitëve. Ditët e ardhshme, çelësi i atij arkivi do ti jepet një përgjegjësi të ri: Markel Inglot, polak.
Shërbimet e fshehta, aktivë prej 500 vitesh
Përse është i rëndësishëm arkivi Graham? Çfarë dinte Vatikani për Holokaustin? Kush ishte prapa atentatit ndaj papa Vojtilës? Një historian analizon se çfarë duhet të presim nga letrat e jezuitëve
Janë të shumta surprizat që arkivat e Atë Graham janë të destinuar të na rezervojnë: Praktikisht, nga ato letra priten shumë gjëra të reja, ndoshta shumë zbulime vendimtarë, për periudhën shumë të rëndësishme dhe të tmerrshme që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore deri në rënien e Murit të Berlinit: 60 vite thelbësore për Perëndimin dhe për botën. Politika naziste e shfarosjes dhe ajo që dihej në Vatikan dhe në kancelaritë e fuqive demokratike; Lufta e Ftohtë; raportet mes papatit, botës hebraike dhe vendeve arabe në lidhje me çështjen izraelito-palestineze; diplomacia e papatit në lidhje me Kishat e heshtjes në vendet socialistë, por edhe për çështje si represioni i tmerrshëm në Guatemalë në vitet 70-80, periudhë në të cilën u bënë viktimë e CIA-s dhe qeverive lokale shumë priftërinj katolikë; çështjet që i paraprinë dhe shoqëruan ngjitjen në katedrën e Pjetrit të Papës që erdhi nga i ftohti, Karol Vojtila, roli i tij në rënien e socializmit dhe BRSS, misteri që mbështjell edhe sot atentatin kundër tij.
Atë Graham, duke lënë mënjanë inteligjencën e jashtëzakonshme dhe aftësinë befasuese për të punuar, ishte një njeri me kurajë të jashtëzakonshme. Aksesi në burime informacioni shumë të privilegjuar sillte për të marrjen jo vetëm të përgjegjësive, por edhe rrisqeve personale të papërshkrueshme e ndoshta të paimagjinueshme. Nuk është rastësi që për një rol të tillë Selia e Shenjtë kishte zgjedhur pikërisht një jezuit, një anëtar i shoqatës besnike ndaj papatit.
Por puna e tij e madhe dhe shumë e rrezikshme nuk do të kish qenë e mundur nëse ai nuk do të kish qenë për dekada të tëra pjesë e një rrethi shumë të ngushtë nga i cili, në pak zyra e salla të fshehta, është e mundur të hidhet mbi planet dhe mbi sekretet e tij më të mëdha në vështrim kaq penetrues, i cili nuk ka të krahasueshëm as në Uashington e as në Pekin.
Pavarësisht se nuk kishte, siç kujtonte marshalli Stalin, “divizione të armatosur”, kreu i Kishës Katolike kishte në fuqi të madhe: dhe fuqia e saj përbëhet nga mundësia për të pasur akses në gjëra që për pjesën tjetër të botës janë të destinuara të mbeten të panjohura. Një situatë e tillë nuk është krijuar brenda disa viteve apo dekadave. Të paktën që prej një gjysmë mijëvjeçari Kisha Katolike e Romës e ka ndërtuar plot durim. Papa sintetizon në personin e tij prej shumë shekujsh, tre funksione të dallueshme e megjithatë komplementarë: atë të peshkopit të qytetit të Romës, kreut të Kishës Katolike dhe sovranit të të vetmit shtet absolut në botë, shtetit të Kishës. Por duhet të kihet parasysh se funksione të tillë janë të destinuar të mbulohen nga një personazh i zgjedhur përjetë nga një aristokraci princërish të Kishës kardinalët) që vijnë nga e gjithë bota, mbi bazën e një ekuilibri të kujdesshëm forcash dhe pushtetesh.
Pasi hipën në fron, Papa ka një pushtet vendimtar formalisht të pakufizuar, por përreth tij grumbullohet një konsensus i ndërtuar prej ambasadorësh të vërtetë të të gjithë fuqive botërore, njerëz të besuar të shteteve dhe në praktikë, një senat botëror autoritar. Pavarësisht se të gjithë diplomacitë e Tokës janë të pranishme në Vatikan, përfaqësuesit e vërtetë të shteteve respektivë janë kardinalët.
Dhe dihet mirë që një ambasador është gjithmonë një “spiun i autorizuar” nga ai që e pret: por është edhe një personazh i prirur që brenda disa kufijve të bëjë një lojë të dyfishtë. Në shekullin XV, Kisha Katolike mori përfundimisht ndërtimin hierarkik piramidal që e dallon edhe sot, pas permanencës së papëve të Avinjon e viteve 1306 dhe 1377 si dhe dy tronditjeve që pësoi në 1377 dhe 1449, dy këshilla ve të vështirë të Kostancës dhe Bazilesë në fund të të cilëve erdhi zgjidhja e hedhjes poshtë të një qeverisjeje kolegjiale dhe zgjedhja e një qeverisjeje monarkike, ajo e Papës.
Por kjo sillte problemin delikat të zgjedhjes së Papës dhe kolegjit elektoral, Kolegji i Shenjtë i Kardinalëve. Në atë pikë, krerët e shteteve të Krishterimit perëndimor morën përsipër të kenë pjesë në zgjedhjen e kreut të asaj Kishe që kishte në secilin prej territoreve të tyre një fuqi shumë të madhe politike, juridike, ekonomike, financiare dhe fiskale: një prerogativ i tillë ushtohej përmes dhënies së kardinalatit personazheve të besuar të çdo princi dhe çdo republike.
Edhe pas Reformës kjo gjendje e gjërave u ruajt për vendet që i kishin mbetur besnikë katolicizmit. Një gjë e tillë shpjegon rolin e jashtëzakonshëm politik të marrë në politikën moderne nga personazhe si Richelieu apo Mazarino. Dhe shpjegon edhe rrjetin e pushtetit dhe intrigave që janë vënë re që atëherë në Selinë e Shenjtë.
Kutitë me dokumente të arkivit të Graham janë dëshmitarë të heshtur, por në mënyrën e tyre edhe shumë elokuentë të këtij realiteti. Nuk është për tu habitur që ekzistenca e tyre u prish gjumin shumë njerëzve të fuqishëm. Brenda Vatikanit, por edhe jashtë tij.