“Të hiqen emërtimet abuzive në pikat e shitjes së karburanteve”
26/10/2009 Shoqata e Hidrokarbureve kërkon kontrollin e karburantit vendas
Nisma eMministrisë së Ekonomisë për krijimin e një rregullatori funksional në mbrojtje të konsumatorit shqiptar nga abuzimet në tregun e hidrokarbureve është mbështetur edhe nga Shoqata e Hidrokarbureve. Kryesia e Shoqatës është shprehur se duhet të rishikohet plotësisht ligji “Për hidrokarburet” dhe se nevojitet rirregull i plotë i tregut të stacioneve të shitjes me pakicë të hidrokarbureve dhe të instalimeve bregdetare. Ata kërkuan heqjen e emërtimeve abuzive në pikat e shitjes së karburanteve. “SHSHH, duke vlerësuar edhe njëherë angazhimin e drejtpërdrejtë të kreut të METE-s, në respekt të konsumatorëve të tregut të hidrokarbureve dhe në mbështetje të ligjit “Për Mbrojtjen e Konsumatorit” kërkon në mënyrë urgjente që emërtesat në tabelat e stacioneve të shitjes së karburanteve të përputhen me logon e kompanisë furnizuese, emërtimi i produktit të shitur të jetë i njëjtë me produktin që shitet, të lihet një afat kohor i negociueshëm për heqjen e emërtimeve abuzive nga tabelat e vendosura në stacionet e shitjes së karburanteve dhe të unifikohen ato sipas emërtimeve të bursës së produkteve”, - thekson njoftimi. Shoqata i ka kërkuar qeverisë të krijojë një sistem monitorimi efikas për të gjitha kompanitë e licencuara, duke filluar që nga inspektimi në porte e deri në rafineri, me qëllim garantimin maksimal të sigurisë së tregut dhe të konsumatorëve. Rregullimi ligjor në përputhje me rregullat e standardet e BE-së, sa i përket numrit të stacioneve të shitjes me pakicë në raport me popullsinë, numrin e stacioneve në 100 km2, si dhe mjetet motorike janë më se të nevojshme.