Hysi: Të bëhet transparente çdo masë
26/10/2009 PS kërkon që qeveria të marrë masa për mbrojtjen e fëmijëve
Socialistët ndalen në një tjetër pikë të progresraportit
Raporti i progresit për vendin tonë ishte dje sërish në qendër të vëmendjes së përfaqësuesve socialistë, duke bazuar njëkohësisht në të të gjitha kritikat për qeverinë “Berisha”. “Nuk e dimë se cilës pjesë të raportit dhe cilës përvoje jetësore i referohet kryeministri i vendit kur thekson se ky është raporti më i mirë për Shqipërinë; se fëmijët janë përparësia e përparësive dhe se standardet e trajtimit të tyre janë standarde humane, të respektueshme, në një kohë kur të gjithë jemi dëshmitarë dhe konfirmojmë atë çfarë theksohet edhe në progresraportin”, - vlerësoi gjatë deklaratës së saj për shtyp deputetja socialiste Vasilika Hysi duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Berisha mbi progresraportin. Sipas saj, qëndrimi i kreut të ekzekutivit është i pavend, pasi raporti vlerëson të kundërtën. “Shqipëria vazhdon të jetë një vend origjine për fëmijët që trafikohen për shfrytëzim seksual dhe punë të detyruar. Mungojnë sistemet e referimit të fëmijëve nën moshën 14 vjeç, që janë në risk dhe mund të kryejnë vepra penale. Ndonëse është miratuar strategjia për kujdesin ndaj fëmijëve, zbatimi i standardeve dhe burimet e nevojshme për zbatimin e saj mungojnë”, - nënvizoi Hysi gjatë leximit të pikave të theksuara në raport mbi një çështje të tillë. Madje, po në këtë linjë, deputetja socialiste risolli në kujtesë dhe rekomandimet që theksonte raporti, e sidomos masat që duhet të marrë qeveria. Për këtë arsye Hysi i kërkoi qeverisë “Berisha” “të bëjë transparente pjesën e buxhetit që ka parashikuar për programet e mbrojtjes së fëmijëve, për ngritjen ose forcimin e sistemeve të referimit të fëmijëve në risk, arsimimin e fëmijëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike dhe probleme sociale, si dhe masat e marra për një tolerancë zero ndaj analfabetizmit për vitin shkollor të sapunisur”.
Kërkesa
Partia Socialiste bëri me dije dje kërkesën për qeverisjen aktuale lidhur me një çështje tepër delikate: atë të mbrojtjes së fëmijëve. “Të bëjë transparente pjesën e buxhetit që ka parashikuar për programet e mbrojtjes së fëmijëve, për ngritjen ose forcimin e sistemeve të referimit të fëmijëve në risk, arsimimin e fëmijëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike dhe probleme sociale, si dhe masat e marra për një tolerancë zero ndaj analfabetizmit për vitin shkollor të sapunisur”, - vlerësoi Hysi.