E Shtunë, 31 Tetor 2026

iPhone Nano gati për Krishtlindjet



Kompania amerikane Apple ka vendosur të prezantojë versionin “Nano” të njërit nga celularët më të njohur, iPhone. Analistët në fillim të verës kanë filluar të spekulojnë se si Apple do të mund të lëshojë në treg një pajisje më të vogël dhe më të lirë, sepse dëshiron të mbizotërojë edhe në pjesën e tregut ku njerëzit nuk janë të interesuar për iPhone i cili është relativisht i shtrenjtë. Tani është vërtetuar edhe zyrtarisht se së shpejti do të paraqitet edhe versioni “Nano” i iPhone. Versioni i ri i celularit revolucionar do të duhej të fokusohej në muzikë, dhe të përmbajë opsionet bazë për kryerjen e telefonatave. Megjithatë, ne na duhet të durojmë dhe të presim që Apple të krijojë një klon identik të iPhone, por të dimensioneve më të vogla dhe me dizajn inovativ.

Celular druri me funksione të fshehura

Druri si material për përpunimin e celularëve është diçka e rrallë. Gresso duket se është prodhuesi i vetëm i përpunimit të drurit dhe përshtatjes të këtij materiali në celular luksoz multi funksional. Në garë me të janë edhe dy prodhues të tjerë të cilët kanë vendosur të paraqesin versionin e tyre të celularit të drurit. Prodhesit Hyun Jin Yoon dhe Eun Hak Lee për zgjidhjet e tyre inovative kanë marrë disa çmime në garën prestigjioze IDEA (International Design Excellence Awards) dhe kanë vendosur të kontribuojnë në botën e telekomunikacionit. Ata kanë paraqitur celularin, pjesa mbëshjellëse e të cilit është e përbërë tërësisht nga druri i panjës. Dimensionet e celularit janë 4.5 x 10.4 x 9.8 centimetra, dhe ai klasifikohet në kategorinë e celularëve rrëshkitës, ndërsa tastet e funksioneve janë të fshehura dhe aktivizohen me prekjen në pjesës së sipërme. Siç është pritur, në pjesën e prapme të pajisjes shpikësit e tij kanë integruar në mënyrë perfekte kamerën. Nuk dihet ende se kur do të dalë në shitje ky celular i veçantë dhe kush do të vendosë ta prodhojë.

9 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›