Sarkozi- Merkel: Veprim te shpejte per krizen ne Greqi
PARIS- Presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel konfirmuan sot vendosmërinë ''për të vepruar shpejt'' për të zhbllokuar planin e ndihmës mbështetjes ekonomike drejt Greqisë, njoftoi sot pallati Elize.
Sarkozi dhe Merkel zhvilluan një bisedë telefonike sot ndërkohë që në Athinë vazhdojnë bisedimet me BE-në dhe FMN-në për ndihmën ekonomike evropiane e cila do të jepet për tre vjet ndërkohë që vitin e parë Athina do të marrë 45 miliardë euro.
Sipas një burimi të cituar dje nga qeveria greke marrëveshja mes Athinës, BE-së dhe FMN-së për zhbllokimin e ndihmës financiare drejt Greqisë do të bëhet publike gjatë një takimi të këshillit të ministrave, që do të zhvillohet paraditen e nesërme.
"Marrëveshja nuk është nënshkruar ende por do të përfundohet deri nesër", shtoi burimi. "Do të bëhet publike gjatë një takimi të këshillit të ministrave të dielën, mundet që gjatë pjesës së parë të ditës, më pas do të paraqiten hollësitë gjatë një konference për shtyp të ministrit të Financave, Jorgo Papakonstantinu", theksoi burimi grek.
(s.g/atsh/balkanWeb)