E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet në Tiranë Panairi i Teknologjisë, Energjisë dhe Mjedisit



TIRANË - Ngre siparin në Pallatin e Kongreseve panairi ndërkombëtar i Teknologjisë, Energjisë dhe Mjedisit, i organizuar nga Fiera del Levante dhe Alb-Konfindustria. Në këtë panair janë pjesëmarrëse rreth 70 kompani nga Italia, Austria, Gjermania, Çekia, Shqipëria dhe Kosova që ushtrojnë aktivitet në fushën e energjisë dhe ruajtjes së mjedisit.
“Italia është investitori i parë i Shqipërisë dhe falë ndihmës së Fiera del Levante janë mbledhur një numër i madh kompanish të specializuara në një fushë të caktuar, si eko-biznesi”, - u shpreh ambasadori italian, Saba D’Elia. Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, ka vlerësuar interesin e madh të investitorëve të huaj për sektorin energjetik, si një ndër fushat më potenciale të ekonomisë shqiptare. “Ka me qindra aplikime për koncesione të ndryshme sot në sektorin e energjisë elektrike. Ka çdo ditë interes të jashtëzakonshëm nga ana e kompanive jo vetëm italiane por nga e gjithë bota”, - theksoi ministri Prifti.
Panairi ndërkombëtar i "Teknologjisë, Energjisë dhe Mjedisit" do të qëndrojë i hapur në Pallatin e Kongreseve deri në datën 2 maj. Gjatë panairit do të organizohet Forumi Ndërkombëtar i Energjisë dhe Mjedisit me pjesëmarrjen e personaliteteve nga fusha e biznesit, studiove të konsulencës etj.

Kriza greke, euroja bie përballë lekut

Tregu valutor i vendit ka nisur të reflektojë efektet e krizës greke. Mund të jetë ky shkaku që ndryshe nga se pritej, monedha europiane po humbet terren në raport me monedhën vendase lek, e cila po forcohet. Pas kulmeve në këmbimin e euros me 140 lekë ditët e fundit një euro po këmbehet me 137.4 lekë. Tendenca e forcimit te lekut nuk po manifestohet në raport me dollarin ku tabelat e ex-change-ve tregojnë se një dollar këmbehet me 103.5 lekë. Gjatë gjithë kësaj periudhe të 2010 ishim mësuar me një tendencë të dobësimit të lekut ndaj të dy monedhave. Megjithatë duhet thënë se luhatjet e tanishme janë ende brenda caqeve të shënuar në fillim vit. Në janar të këtij viti leku këmbehej me 135.5 euro në blerje. Ndërsa sa i takon monedhës amerikane, leku shkëmbehej zyrtarisht në fillim vit me 93.3 dollarë. I parë krahasimi i kursit të këmbimit në harkun e një viti rezulton që monedhat kryesore euro e dollar janë fuqizuar ndjeshëm në raport me lekun. Një vit më parë një euro këmbehej me 122.8 lekë dhe një dollar me 87.7 lekë.

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.09%
12M 12-mujor 7.21%
6M 6-mujor 6.22%
3M 3-mujor 5.40%
1M 1-mujor 5.15%
1Ë njëjavor 4.88%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.60%
1Ë njëjavor 5.97%
o/n njëditor 5.82%
12M 12-mujor 8.83%
6M 6-mujor 7.76%
3M 3-mujor 7.05%

Përditësimi i fundit: 28.04.2010

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 103.98 -0.51
EURO EUR 137.59 +0.02
Poundi Britanik GBP 158.22 -0.13
Franga Zviceriane CHF 95.97 -0.05
Jeni Japonez (100) JPY 110.68 -0.91
Dollari Australian AUD 96.32 +0.60
Dollari Kanadez CAD 103.34 +0.84
Korona Suedeze SEK 14.27 +0.01
Ari(OZ 1) XAU 121641.73 +113.18
Argjend(OZ 1) XAG 1884.13 -0.89

Përditësimi i fundit: 12:14:11, 29.04.2010

30 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›