E Shtunë, 31 Tetor 2026

1 Prilli festa e Edi Ramës, gënjeshtra e Bashkisë për Sheshin doli në “Shesh”

02-04-2011 / Gazeta 55

Lëvizja qytetare “Zgjohu” protestoi dje para bashkisë së Tiranës, me rastin e ditës së gënjeshtrave, për gënjeshtrat që Edi Rama u ka servirur kryeqytetasve

Lëvizja “Zgjohu”, me rastin e 1 prillit, ditën e gënjeshtrave tregoi para mediave se si Bashkia e Tiranës ka gënjyer dhe vazhdon të gënjej qytetarët. E organizuar nga kryetari i “Zgjohu” Zirkon Disha, protesta i drejtohej bashkisë së Tiranës dhe premtimeve të pa-mbajtura të Edi Ramës. “Lëvizja ‘Zgjohu’ kishte varur në qafën e personazhit “pinok” tabelën e reklamuar nga Bashkia Tiranës me 28 Mars 2010, e cila tregonte çeljen e punimeve në sheshin Skënderbej. Disha tha se Bashkia Tiranë me anë të kësaj tabele ju kishte premtuar qytetarëve se sheshi ‘Skënderbej’ do përfundonte fazën e parë të punimeve për 9 Muaj, pra punimet e filluara me 28 Mars 2010 duhej të kishte mbaruar me 28 Dhjetor 2010. “Ndërsa ka kaluar 1- vit e 3 ditë nga fillimet e punimeve, Lëvizja ‘Zgjohu’  kërkoi para Bashkisë së Tiranës të bëhet transparente ndaj taksapaguesve se si do të vazhdojnë dhe kur do të mbarojnë punimet në sheshin ‘Skënderbej’”.
Kryetari i Lëvizjes ‘Zgjohu’, Zirkon Disha tha se do jetë zëri i të gjithë premtimeve të pa-mbajtura nga Bashkia e Tiranës. “Faza e parë e punimeve duhet të mbyllte të gjithë pjesën e punimeve nëntokësore, tubacionet, kabllot elektrike telefonik, etj”, u shpreh kryetari i Lëvizjes qytetare “Zgjohu”, Zirkon Disha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›