1 Qershori Berisha Me shume kopshte e shkolla
Kryeministri Berisha ka zgjedhur kopshtin numër 25 të kryeqytetit për të uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit dites nderkombetare te tyre. Veç urimit për ta, Berisha premtoi para fëmijëve se qeveria e tij do të beje te mundur hapjen e dhjetera shkollave dhe kopshteve te reja.
“Këtë vit shtojmë edhe 104 klasa të reja në arsimin parashkollor. Ne synojmë që në fund të këtij viti, 80% e fëmijëve 5- vjeçarë të jenë në kopshte. Synojmë që fëmijët 3-5 vjeç në tërësi të ndjekin kopshtet. Do të bëjmë gjithçka që dy vitet që vijnë në Shqipëri, fëmijët kudo që janë të kenë mundësi të frekuentojnë kopshtet me drekë, pa drekë dhe të gjitha format më të përshtatshme për prindërit tuaj, për komunitetin” tha Berisha.
Sipas kreut te ekzekutivit per dy vitet e ardhshme nje vemendje e vecante do i kushtohet arsimit parashkollor pasi aty fillon formimi i femijeve.