E Diel, 1 Nëntor 2026

1 Qershori Mediu mes femijeve Te ruajme mjedisin

 Në ditën e fëmijëve ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka zgjedhur një formë tjetër për t’i uruar këtë festë fëmijëve e cila është një ditë simbol për tu kujtuar të gjithëve se fëmijët kanë të drejta që duhen respektuar. Një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm për ta do të ishte një nga detyrimet më të rëndësishme për tu zbatuar për këta fëmijë. 
Kështu u shpreh ministri i Mjedisit Fatmir Mediu gjatë një aktiviteti në Shkollën e Kuqe në Tiranë, gjatë prezantimit të një projekti për ndërgjegjësimin e nxënësve dhe ndikimin e ndotjes së ajrit në shëndet.

“Sot shqetësimi i fëmijëve të Shkollës së Kuqe kishte të bënte me mjedisin sepse ka të bëjë me jetën e tyre. Ata na dhanë edhe një mësim nëpërmjet pikturave që kishin ndërtuar sepse tregonin shqetësimin që ata kishin për ndotjen e mjedisit, për problemet e shumta që ka qyteti, lagjet e Tiranës, sidomos mungesën e hapësirave të gjelbërta, çështjet e ndotjes së ajrit, ndërtimet e pakritera që janë në Tiranë dhe besoj se kjo është një përgjegjësi e madhe për të gjithë ne” tha Mediu.  Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi pasi projekti u financua nga Komisioni Europian. në këtë nismë u përfshinë rreth 130 nxënës të arsimit parauniversitar, të cilët dizenjuan postera apo materiale të tjera të cilat në fokus kishin një mjedis të pastër.
Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 01 qershor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›