1 maji në botë
Turqi
Gaz lotsjellës
e shkopinj gome
Ujë me presion, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të ndaluar protestuesit e 1 majit në Turqi. Forcat e rendit kanë ndërhyrë para selisë së një sindikate në Stamboll, ku ishin mbledhur qindra protestues. 1 maji në Turqi nuk është një ditë feste dhe çdo vit përdoret "grushti i fortë" kundër atyre që zbresin në sheshe. Mbi 30 mijë policë u mobilizuan për të garantuar rendin publik. Për shkak të frikës për dhunë dhe incidente, autoritetet ndaluan marshimin në sheshin "Taksim", vend simbolik në qendër të Stambollit evropian. Aty, më 1 majin e 31 viteve më parë, u vranë me armë zjarri 36 manifestues të së majtës nga njerëz të armatosur, të paidentifikuar.
Rusi
Në sheshe kundër
inflacionit
Festa e punës në Rusi është shndërruar në një manifestim në të cilin u kërkua përmirësimi i kushteve sociale. Korteu i Moskës, i kryesuar nga lideri komunist, Genadi Zhuganov, ka kërkuar rritje pagash për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Inflacioni galopant është një nga shqetësimet kryesore të rusëve që presin me padurim masat e Presidentit të ri, Dimitri Medvedev, që do të marrë zyrtarisht detyrën më 7 maj. Manifestime të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytetet e tjera ruse. Në Shën Petërburg, korteu prej dy mijë personazh u kryesua nga partia e opozitës, "Rusia Tjetër" e kundërshtarit të Kremlinit, Geri Kasparov.
Francë
Protestuesit kundër
reformave të Sarkozisë
Mijëra demonstrues morën pjesë në manifestime kundër reformave të Presidentit Nikolas Sarkozi. Në Paris, dy sindikata franceze kanë zhvilluar protesta të përbashkëta për të parën herë në katër vjet. Disa mijëra persona morën pjesë në një marshim që mbërriti deri në Sheshin e Republikës, në qendër të Parisit. Protestuesit sërish kishin në shënjestër të kundërshtive të tyre reformën e planifikuar të pensioneve dhe koston e jetesës. Edhe në qytete të tjera, si Marseja, Tuluza, Strasburgu, Lileja etj., janë zhvilluar protesta masive, por nuk janë raportuar probleme apo incidente.
Gjermani
Masa të larta sigurie
në qytetet gjermane
Në qytetin gjerman të Hamburgut, policia e ndërhyrjes së shpejtë u vu në gatishmëri ndërsa qindra demonstrues të së djathtës ekstreme u mblodhën për të protestuar në ditën e punëtorëve. Gjermania në fakt është shndërruar në skenë protestash dhe përleshjesh të ashpra më 1 maj, ndaj edhe masat e sigurisë ishin të larta. Zakonisht bëhet fjalë për përplasje mes manifestuesve të majtë dhe ekstremistëve të djathtë që shpesh kanë degjeneruar në dhunë. Ndaj, detyra kryesore e trupave të policisë është t‘i mbajnë të ndarë aktivistët dhe ekstremistët e të dyja krahëve, në mënyrë që të evitojnë përleshjet dhe dhunën.