E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes policia merr masa per mbarevajtjen e zgjedhjeve

Pas trajnimit të 270 punonjësve të policisë për mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe numërimit në 8 maj drejtuesit e policisë së Kuksit në bashkëpunim me përfaqësues të OSBE kanë diskutuar për marrjen e masave të mëtejshme që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe shoqërimin e materialeve të 211 qendrave të votimit si dhe mbikqyrjen sigurinë dhe normalitetin në vendet e numërimit të votave.

”Drejtoria e policisë së qarkut Kukës garanton se do të përballojë me sukses këtë process zgjedhor dhe veprimet tona do të jenë vetëm ligjore duke synbuar ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjen dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, në mënyrë që të gjithë shtetasit që kanë të drejtë vote të shprehin të lirë vullnetin e tyre. Angazhimi I forcave policore për mbarëvajtjen e të gjithë procesit zgjedhor nuk ka për të ndikuar në kryerjen e detyrimeve të tjera përsa I përket sigurimit të rendit dhe qetësisë publike” tha drejtori i DPQK Sadri Ramcaj.

Lidhur me situatën e deritanishme, Ramcaj nënvizoi faktin se fushata eshte karakterizuar nga etika e lartë dhe korrektësia ligjore ku në rreth 100 takime elektorale që kanë zhvilluar kandidatët për drejtimin e bashkisë së qytetit nuk është shënuar asnjë incident.

Flutura Tota                        
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›