1 në 5 aplikantë për punë refuzohet për shkak të profilit në media sociale

Foto - Daily Mail
Herës tjetër kur të hedhësh foto që ke bërë gjatë jetës së natës në Facebook apo kur të ankohesh në Tuiter, ngulite në kokë se kjo gjë mund të vërë në rrezik karierën tuaj.
Një në pesë drejtues kanë refuzuar aplikues për shkak të profilit të tyre në rrjetet socialiste tregon një raport për industrinë teknologjike në Britaninë e Madhe.
Kërkuesit për punë duhet të jetë më vigjilente për atë që tregojnë online pasi mund tu kushtojë vendin e lakmuar.
Raporti tregon se 40% e kompanive shikojnë profilet e aplikuesve në rrjetet sociale.
Fakti që një në pesë aplikantë skualifikojnë vetën e tyre nga intervistat e punës për shkak të përmbajtjes së profitit të tyre në sferën e medieve socialiste është një rrezik për kërkues për punë dhe një indikator i vërtet se ne sot jetojmë në një realitet dixhital, thotë Mads Christensen nga Eurocom Worldwide.
Gjithashtu shumë të tjerë janë pushuar nga puna për shkak të asaj që kanë shprehur apo treguar në rrjetet sociale. /F.Stafa/