Topalli: Vrave 4 të rinj Ruçi: Ju bëtë në 97-n
16/03/2012 Debati në Parlament
Ligji për privatizimin e trojeve, Halimi: Janë 28 mijë hektarë tokë, përfitojnë mbi 28 mijë persona. PS: Eshtë ligj klientelist
Herion Mesi
Ligji për privatizimin e trojeve shtërore ka degjeneruar në akuza dhe kundërakuza mes Krteares së Kuvendit Topalli, dhe kreut të grupit parlamenater Ruçi. Në krye të herës, gjatë shqyrtimit të projektligjit për privatizimin e truallit shtetëror, kryeparlamentarja Topalli akuzoi opozitën se po i përdor ish-pronarët për qëllime elektorale dhe kërkoi që Partia Socialiste të kërkojë falje për pronat e vjedhura për 50 vjet me radhë.
Replika Topalli-Ruçi
“Kërkoni të falur që keni nxjerrë nga shtëpia me mijëra shqiptarë. Është shumë e rëndë që ju flisni për ish-pronarët. Tju dëgjosh ju sot, është si të dëgjosh Ruçin kur flet për të persekutuarit. Ai ishit ju ministri i fundit i Brendshëm i diktaturës, apo nuk ishit?” - tha Topalli. Por deklarata e nënkryetares së PD-së ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi. “Unë jam bërë ministër i Brendshëm më 23 shkurt të 1991-shit, vetëm dy muaj pasi ishte vendosur pluralizmi në Shqipëri. Kam qenë ministër në kohën e tranzicionit dhe jam krenar, se kam dhënë 1500 firma për të liruar të përndjekurit. Po ju them se, megjithëse u përmbys një sistem, nuk u vra asnjë njeri, kurse ju e dini vetë çu bë më 1997-n për të ikur një njeri. Për herë të parë vendi pati zgjedhje të lira. Edhe Ramiz Alia humbi në Tiranë, kurse ju dini vetëm të vidhni vota”, - tha Ruçi. Por akuzat kanë vijuar më tej kur Topalli e akuzoi sërish Ruçin për vrasjen e katër adoleshentëve që donin të kalonin kufirin në kohën e komunizmit. “Ju vratë 4 të rinj dhe i zvarritët në rrugët e qytetit tim. Ti, zoti Ruçi, je krenar se solle trupat e fëmijëve të vdekur nëpër rrugë”, – i tha Topalli. Ndërsa Ruçi iu kundërpërgjigj duke mohuar të ketë qenë në detyrë në atë kohë. “Ska ndodhur asnjë situatë e tillë kur kam qenë në atë detyrë, ndaj mos luani me fatkeqësinë e katër fëmijëve”, - tha Ruçi.
Privatizimi i pronës shtetërore
Gjatë diskutimit të projektligjit “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij” ministri Eduard Halimi vuri në dukje se janë 28 mijë hektarë tokë, ku përfitojnë 17 300 persona me miratimin e këtij ligji. Më tej ai akuzoi opozitën për abuzimet me pronën në kohën kur ajo ishte në pushtet. “Pavarësisht se 10 milionë euro ishin alokuar deri më 2005-n gjatë kohës që ka qenë në qeverisje PS-ja dhe po aq nga USAID-i për të bërë regjistrimin e pronave. Kur PD-ja erdhi në pushtet, regjistri ishte zero. Vetëm 1 milion euro kishin shkuar për regjistrimin e pronave, 9 milionë euro ishin shpenzuar për makina, për zyra etj.”, – tha Halimi. Por deputetja socialiste Arta Dade akuzoi qeverinë se nëpërmjet këtij projektligji po favorizon mazhorancën, ndërkohë që theksoi se Kryeministri nuk ka pasur vullnet për ti dhënë zgjidhje pronës. “Kjo nismë duhet të përfshijë proceset e kthimit, kompensimit dhe legalizimit të pronës. Ky prioritet kyç sikurse konsiderohet në progresraportin e 2011-s vazhdon të mbetet i neglizhuar nga qeveria dhe strukturat përgjegjëse, madje amendamentet për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij thellojnë më tej shqetësimin e BE-së dhe vërtetojnë se qeveria ska vullnet politik për ti dhënë zgjidhje çështjes së të drejtave të pronësisë. Ky ligj do të favorizojë klientët e mazhorancës”, - deklaroi Dade.
Reagimi
Bode: Privatizohen banesat e blera më 91-shin
Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se ndryshimet në ligjin “Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij” u jep mundësi qytetarëve të privatizojnë të gjitha ndërtesat e ngritura me leje ndërtimi të rregullta mbi truall shtetëror në vitet 90. “Të gjithëve atyre që kanë ndërtuar një shtëpi me leje, por nuk kanë privatizuar truallin, sepse ligjet e kohës nuk lejonin shitblerjen e tokës, ky ligj u jep të drejtën që në hipotekimin e kësaj prone ta përfshijnë dhe truallin mbi të cilën është ndërtuar kjo pasuri”, – tha Bode. Po ashtu tha ai se të gjitha ndërtimet e dhëna nga komitetet pluraliste përgjatë viteve 1991-1992 deri në vitin 1993, kur u ngrit Agjencia e Privatizimit, pasi janë ndërtime të ligjshme, sepse janë dhënë leje ndërtimi nga komitetet pluraliste, por nuk u është dhënë toka në pronësi. “Në Ministrinë e Financave dhe drejtorinë për shitblerjen e pronave publike kanë ardhur mbi 400 kërkesa, të cilat zbuluan mangësitë në ligj”, – tha Bode.
Marko Bello
“Po të shohësh relacionin, zoti Ministër, nuk kam parë ligj më të paqartë. Unë gjej rastin të them se shqiptarët nuk janë të barabartë para ligjit, kjo qeveri nuk ka zgjidhur çështjen, pasi më shumë se ligji në këtë qeveri ka vepruar Maliqi”, – iu drejtua deputeti i PS-së ministrit Bode.
Sybi Hiba
“Duke u nisur edhe nga numri i kërkesave të depozituara për blerje trualli në përdorim, shtyrja e afatit për mënyrën e pagesës do të ishte me efekte pozitive në shtimin e numrit të kërkesave për blerje dhe, për rrjedhoje, në sigurimin e mbledhjes së të ardhurave”, - tha deputeti i PD-së.
Mimi Kodheli
Ju keni 21 vjet që i përdorni pronarët me qëllimin e vetëm për tju marrë votat. Qeveria nuk do që ta miratojë fondin e dëmshpërblimeve për pronarët, pasi nuk do që tu kompensojë pronat pronarëve të ligjshëm. Ka mbi 8000 dosje të pashqyrtuara nga AKKP-ja”, – deklaroi deputetja socialiste.
Sherefedin Shehu
“Në ligjin që miratojmë sot nuk gjen asnjë lidhje me pretendimet e opozitës për pronën e ish-pronarët. Ky ligj korrigjon gabimet që PS-ja miratoi në vitin e largët 1991 duke i dhënë të drejtën për të ndërtuar shtëpinë pa zgjidhur marrëdhëniet me truallin. Me këto amendamente zgjidhjet kjo padrejtësi.”
Erion Braçe
“Në emër të kujt flet qeveria e anëtarët e saj? Ata (të verbrit e invalidët) kanë 3 orë që po na kërkojnë të mos e votojmë, ndërsa mazhoranca thotë që ta votojmë. Ju kërkoni që të votojmë një ligj që rregullon vetëm interesat e qeverisë, pasi ata atje jashtë na thonë të mos votohet ndryshimi i statusit.”
Nishani
“Ligji për portet turistike, zoti Gaci ska lidhje me moratoriumin e skafeve. Por meqë u diskutua moratoriumi ai ishte mëse i domosdoshëm për kohën, pikërisht për shkak të trafiqeve ilegale që qeveria socialiste ia la trashëgim kësaj mazhorance” – tha ministri i Brendshëm
Batutat në interpelancë
Berisha, Dades: Gëzuar ditëlindjen
Një sërë batutash janë shkëmbyer gjatë interpelancës së djeshme mes kryeministrit Berisha dhe deputetit socialist taulant Balla. Gjatë debatit mes dy protagonistëve janë përfshirë edhe kryeparlamentarja Topalli si dhe deputetja e PS-së Arta Dade. Fillimisht ishte Topalli e cila ndërpreu deputetin Balla teksa po fliste kundër Berishës duke thënë se “na keni akuzuar për krime kundër njerëzimit me tetë shishe uji. Edhe për atë na keni akuzuar”. Pas ndërhyrjeve nga salla Topalli vazhdoi duke thënë “ti ishe sekretari i parë i rinisë së partisë. Rri urtë, rri andej. Hajde me 22 mars festo edhe ti ditën e demokracisë. Hajde mor”. Më tej deputeti Balla i thotë kryeparlamentares “lëshojë mikrofonin boll e mbajte në gojë. Ke një problem të madh nuk e kontrollon veten në sjelljen me deputetët por dhe sa herë sulmohet kryeministri”. Kryeministri sapo mori fjalën ju drejtua deputetes socialiste Arta Dade duke i thënë “zonja Dade gëzuar ditëlindjen! Hë e ke apo se ke? Se diskutimet janë diskutime ana njerëzore është anë njerëzore”