Rrjedhje votash nga mazhoranca. Vangjel Dule kundër PS-së
16/03/2012 Votimi i djeshëm
Në votimin e projektligjeve për statusin e të verbërve dhe të invalidëve para- dhe tetraplegjikët pati rrjedhje votash nga ana e mazhorancës. Deputetët e LSI-së, përfshirë dhe ministrin e METE-s, i kanë abstenuar nismat ligjore të qeverisë, ndërsa deputeti i PD-së Gazmend Oketa ka qenë kundër ndryshimeve. Kundër ka votuar gjithashtu dhe ish-deputeti i PS-së Kastriot Islami. Edhe pse përfaqësuesit e këtyre shtresave kishin 3 ore që protestonin para parlamentit, dy projektligjet u miratuan me shumicë të thjeshtë prej 66 vota pro, 62 kundër dhe 3 abstenime. Nga ana tjetër, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u shpreh kundër vendimit të opozitës, pasi dha votën e tij pro lejimit të ndërtimit të porteve turistike në vend, i cili u miratua me 71 vota pro dhe 59 kundër.
Të verbrit dhe invalidët nga protesta futen në parlament
Të verbrit dhe invalidët paraplegjikë ishin mbledhur dje para dyerve të parlamentit, ku për më shumë se tri orë protestuan ndaj ndryshimeve ligjore për statusin e tyre, që pritej të miratoheshin në seancë plenare. Nisur nga kjo protestë, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi kërkoi që në fillim të seancës që të ndryshohej programi i punës së seancës. Ruçi kërkoi që këto dy projektligje të diskutoheshin të parat. Duke e cilësuar si të papranueshme pengesën e Bashkisë së Shkodrës që i është bërë kësaj kategorie në protestën e tyre, Ruçi u shpreh: “Aktualisht zhvillohet një demonstrim i të verbërve para Kuvendit. Ata kanë depozituar kërkesë që një përfaqësi e tyre të asistojnë në punimet e Kuvendit. Kërkoj që kjo kërkesë e tyre të merret parasysh, duke parë edhe pamundësitë e tyre fizike për të qëndruar në pritje.” Kërkesa e tij është marrë parasysh nga kryeparlamentarja Topalli, e cila pas konsultimit edhe me kreun e grupit të PD-së Astrit Patozi vendosi të lejojë një përfaqësi prej 10 vetash në sallën e seancave plenare.