E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundestagu gjerman: Shqipëria të bëjë reformat në financa

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli

Deputetë e Bundestagut gjerman në një konferencë me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli kanë thënë se Shqipëria duhet të bëjë reforma në financa.

Deputeti gjerman, Piter Weiss, u shpreh se presin dhe mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë, duke iu referuar krizës në Europë, deputeti gjerman këshilloi që Shqipëria të bëjë reformat në financa.

Dhe në një situatë të tillë detyra e politikanëve është të mos shkaktonim pasiguri, por të krijonim siguri më të madhe për njerëzit. Ndaj përpjekjet tona do të shkojnë në mbështetje të vendeve për të krijuar sa më shumë stabilitet,- tha deputeti gjerman.

Topalli i falënderoi  deputetë të Bundestagut për ndihmën që Gjermania i ka dhënë ndër vite Shqipërisë, por edhe Kosovës.

Pata rastin ti falënderoj për mbështetjen që  Bundestagu gjerman i ka dhënë Parlamentit dhe administratës së Shqipërisë dhe ndihmën që i ka dhënë gjatë 20 viteve të demokracisë. Por, edhe për mbështetjen për Kosovën,- u shpreh Topalli. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›