1 qershori, historia e Pavlines, nënë dhe fëmijë
Jo te gjithe femijet gezojne ne 1 qershor. Jo te gjithe marrin dhurata. Shume prej tyre duhet te punojne perkrah prinderve per te siguruar jetesen. Nese do te hedhesh syte ne rruget e Tiranes, ka shume prej tyre te cilet e fitojne buken e gojes prej vitesh duke lypur, duke fshire xhamat e makinave, apo duke bere pune te tjera. Kamera e Alsat ka fokusuar disa prej tyre, nderkohe qe arritem te bisedonim me Pavlinen nje nene 15 vjece, e cila endet ne rruget e kryeyqtetit, per te nxjerre dicka qe te rrise femijen e saj nje vjec. Edhe pse ajo eshte bere nene, eshte ende nje minorene qe e ka filluar punen shume heret. Nderkohe qe pohon se femijet qe punojne jane te shumte ne Tirane.
"Une lyp, ca japin ca nuk japin. Punen e kam nisur qe 12 vjece, pervec lypjes jam marr me kanace. Eshte e lodhshme. Kam nje femije, jetoj ne kasolle, ca pikon jashte, pikon brenda. Ka shume moshatare te mij qe punojne keshtu, ka femije 5,7, 10 vjec", thote Pavlina. Kjo ishte historia e Pavlines, nje nene qe eshte ende nje femije qe duhet te festoje ne nje qershor, por fatkeqesisht, per te eshte nje dite e zakonshme pune, ne rruget e Tiranes, se bashku me femijen e saj.
Edlira Sulejmani < I mëparshmi