E Shtunë, 31 Tetor 2026

“1 qytetar 1 pemë”, Rama: Kontribuoni në gjelbërim

Bashkia e Tiranës ka mbjellë sot rreth 80 pemë në rrugën “Punëtorët e Rilindjes”. Kryebashkiaku Rama i ka ftuar sipërmarrësit dhe qytetarët të kontribuojnë ne rritjen e përmasës se gjelbër te Tiranës. 2 muajt e parë të këtij viti do të mbillen 3000 pemë. 

TIRANE- Bashkia e Tiranës vazhdon të konkretizojë në rrugë dhe zona të ndryshme të qytetit nismën e saj “Një qytetar një pemë” iniciuar kjo nga kreu i Bashkisë Rama. Në rrugën “Punëtorët e Rilindjes”, janë mbjellë mbi 80 pemë ku kryebashkiaku ka ftuar sipërmarrës, biznese dhe komunitetin të kontribuojnë për rritjen e përmasës së gjelbërt të kryeqytetit.
Në dy muajt e parë të këtij viti do të përfundojë mbjellja e rreth 3000 pemëve dekorative të llojeve të ndryshme në të gjitha hapësirat e planifikuara të kryeqytetit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›